0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mehmeti: Huliganët maqedonas hyjnë në shtëpi shqiptare, cfarë bënë BDI?

Më të lexuarat

Për trazirat e fundit kur një grup i huliganëve maqedonas kanë sulmuar shqiptarët të fshatit Llukovë, ka reaguar analisti dhe publicisti, Kim Mehmeti i cila ka pohuar:

-Mediat raportojnë se mbrëmë, huliganët maqedonas kanë hyrë edhe nëpër shtëpitë e banorëve shqiptarë të një fshati në afërsi të Shkupit! Kjo nuk flet për guximin e tyre, por për mjerimin e përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucionet e shtetit, si dhe për paturpësinë e atyre që marrin paga mujore në emër të popullit të cilin nuk mund ta mbrojnë as nga rrugaçët që provokojnë dhe duan ta deshqiptarizojnë Shkupin! Pra, kjo fletë për drejtuesit e BDI-së që thirren në legjitimitetin shqiptarë, por veprimi i tyre politik i bënë të duken si të ishin përfaqësues më të denjë të VMRO-DPMNE-së!, ka shkruar publicisti Kim Mehmeti në ueb-faqen e tij./ilirida/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit