Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim lamtumirës gjeneralin amerikan Larry L. Henry, i cili përfundoi shërbimin njëvjeçar në detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it.
Me këtë rast, me protokoll ceremonial, ministri Mehaj ka dekoruar gjeneralin Henry me medaljen më të lartë të tij.
“Shërbim i shquar” me motivacion “për bashkëpunimin shembullor me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe kontributin e madh në avancimin e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Nga ana e tij gjeneral Henry, ka theksuar se medalja e ministrit të Mbrojtjes, është nder i madh për të duke shprehur edhe kënaqësinë e tij për shërbimin në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes.
Ai uroi për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe misionin e tyre në shërbim të sigurisë dhe qytetarëve të Kosovës.