-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

MEDITIME NË JETËT E TË SUKSESSHMËVE

Më të lexuarat

Shfleto për jetët e profetëve [paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta] dhe do të gjesh çudira në realizimin e sukseseve.
Shfleto për jetët e Sahabeve [Allahu qoftë i kënaqur me ta] që të mahnitesh me imazhet më madhështore të sakrificave për realizimin e sukseseve.
Lexo për biografitë e dijetarëve që të mësosh për sukseset dhe arritjet e mëdha që realizuan gjatë jetës së tyre.
Në vijim disa shembuj përkatës:
1. Suksesi i Zejd Ibn Thabitit në mësimin e gjuhës çifute në më pak se njëzet ditë, dhe këtë si përgjigje kërkesës së Pejgamberit [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të].
2. Suksesi i Sahabeve [Allahu qoftë i kënaqur me ta] në kodifikimin e Kur’anit, punë kjo goxha e vështirë.
3. Suksesi i Ebu Bekrit [Allahu qoftë i kënaqur me të] në kodifikimin e Kur’anit.
4. Suksesi i Imam Zuhriut në fillimin e kodifikimit të Sunnetit në kohën e Halifes Omer Ibn Abdul Aziz [Allahu e mëshiroftë].
5. Suksesi i Imam Buhariut në kodifikimin e haditheve autentike dhe këtë pas një punë të lodhshme gjashtëmbëdhjetëvjeçare të shkrimit, udhëtimeve dhe vlerësimeve – kritikës.
6. Medito në veprat kapitale të shkollarëve myslimanë që flasin për vullnetin, entuziazmin dhe suksesin e madh.
7. Suksesin e Shejhul Islam Ibni Tejmijes për rezistencë ndaj të gjitha fraksioneve të kohës së tij, duke shkruar për secilin fraksion veç e veç.
8. Suksesi i liderëve myslimanë me gjithë kapacitetet e kufizuara ushtarake.
9. Suksesi i Muhammed Ibn Abdul Vehhabit në pastrimin e bindjeve të njerëzve nga njollat e shirkut dhe luftimin e të gjitha llojeve të idhujtarisë (shirkut) që ekzistonin në Gadishull.
10. Suksesi i Ibn Bazit për përhapjen e dijes, ndërtimin e xhamive, sigurimin e të ardhurave për thirrës anembanë botës, me gjithë faktin se ai ishte i verbër.
11. Suksesi i Imam Albanit në nismën e tij për studimin e Shkencave të Sunnetit dhe shërbimin atyre, duke i zhveshur nga gjërat që padrejtësisht iu janë mveshur.
12. Suksesi i shoqatave humanitare në botën islame për ndërmarrjen e nismave dhe realizimin e tyre për ndihma dhe mësim.
13. Suksesi i thirrësit të madh, Dr. AbduRrahman Semitit në përhapjen e Islamit në kontinentin afrikan. Gjatë misionit të tij ka arritur të ndërtojë katër universitetet, qindra xhami, trajnim të mijëra thirrësve ndërsa nëpërmjet tij Islamin e kanë pranuar katër milionë njerëz.
14. Suksesi i disa stacioneve televizive islame në ndryshimin për të mirë të bindjeve të gabuara përkitazi me fenë, dhe këtë nëpërmjet programeve dhe emisioneve të ndryshme fetare.
15. Suksesi i disa webfaqeve islame në përhapjen e dijes së vërtetë dhe luftimin e fraksioneve të humbura.
16. Suksesi i disa spitaleve myslimane në shërimin e sëmundjeve që spitalet me renome botërore nuk ia kanë dalë dot.
17. Suksesi i disa kompanive të komunikimit në sigurimin e shërbimeve ekstra që kanë ndihmuar shumë në lehtësimin e shumë problemeve të klientëve të tyre.
Burimi: http://denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=10501
Përshtati në shqip: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit