Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qofshin mbi ju!
Më pyetën: “Çfarë mësimesh ke nxjerrë nga vitet e kaluara të jetës tënde?!”
U përgjigja: “Mësova se atij që i është bërë padrejtësi, patjetër do të triumfojë madje edhe pas një farë kohe!!
Mësova se fjala e mirë, fytyra e qeshur dhe bujaria janë ajka e moralit!!
Mësova se kush mbjell urrejtjen nuk ka për të marrë të mirën!!
Mësova se kush dëshiron që njerëzit ta dëgjojnë, duhet patjetër që t’i dëgjojë të tjerët!!
Mësova se udhëtimi me njerëz është “mikroskopi” më preciz që të ndihmon të zbulosh mineralet e tyre!!
Mësova se kush filozofon shumë, është kokëbosh!!
Mësova se ai, minerali i të cilit është floriri, mbetet flori; ai, minerali i të cilit është hekuri, ndryshon dhe ndryshket!!
Mësova se ne tregohemi të kujdesshëm që çdo gjë të jetë e mirësistemuar, por a i kemi sistemuar punët tona, ai i kemi mbushur jetët tona me adhurime, me qëllim që të përjetojmë mirësi pas jetës së kësaj bote!!”
Një i devotshëm ka thënë: “Jam habitur me njerëzit, të cilët distancohen nga konsumimi i disa ushqimeve nga frika se mos i godet ndonjë sëmundje, ndërkohë që nuk distancohen nga gjynahet dhe ndëshkimi i Zjarrit!!”
I lutemi Allahut të na dhurojë shëndet dhe falje të gjynaheve tona!