1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Medikamentet ADHD nuk duhet t’u jipen fëmijëve të shëndosh

Më të lexuarat

Praktika e përshkrimit të medikamenteve stimulante tek fëmijët e shëndetshëm të cilët dëshirojnë të kenë përmirësim të gjendjes mendore nuk është e justifikueshme dhe duhet të përfundoj, kanë thënë një grup i doktorëve.
Akademia amerikane e Neurologjisë ka lëshuar një deklaratë mbi brengosjen e tyre për rritjen e përdorimit të medikaneteve stimulante për të shëruar mungesën e vemendjes/crregullimin hiperaktiv (ADHD) tek fëmijët e shëndetshëm.
Gjatë dy dekadave të fundit në Amerikë, ka pasur rritje prej 20 përqind të diagnostifikimit me ADHD dhe rritje prej dhjetëfish të prodhimit dhe konsumimit të medikamenteve ADHD. Tinejxherët përdorin këto barna të cilat mund të rrisin fokusin mendor për të marrur nota më të mirë në shkollë.
Për shkak se këto barna nuk mund të mirren pa përshkrimin e mjekut, mjekët po luajnë rol të rëndësishëm në dhënien e tyre të fëmijëve të shëndetshëm. Anët negative të medikamenteve ADHD janë nervoza, humbja e apetitit dhe pagjumësia.
Në raste të tjera, këto medikamente mund të shkaktojnë edhe probleme me zemër tek fëmijët. “Megjithatë, medikamentet nuk janë testuar tek fëmijët e shëndetshëm kështu që, shkencëtarët nuk dijnë mbi efektet e mundshme afatgjate dhe negative që këto barna mund të kenë.” – ka deklaruar për MyHealthNeësDaily, dr.William Graf profesor në Yale University /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit