1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mediat shoqërore kanë ndikim në fushatën elektorale në SHBA

Më të lexuarat

Në vitin 2012, nuk është e mjaftueshme që kandidatët politik tu japin disa njerëzve dorën, të puthin një bebe ose dy dhe të dalin në disa reklama televizive. Ata gjithashtu duhet që të postojnë animacione humoristike në Tumblr.

Nëse fushata presidenciale në vitin 2008 ishte e përqendruar edhe në media sociale si Facebook-u dhe Twitter-i, në 2012-ën, kjo fushatë online po bëhet akoma më shumë e zgjeruar. Bota e internetit po shndërrohet në një fushëbetejë e cila në botën jo-online do të dukej e pakuptimtë.

Të rinjtë janë ata që ndikohen më shumë nga fushata online

Dhe pas fushatës online pritet se votat do të vinë nga qytetarët më të rinj, të cilët nuk shikojnë televizion dhe nuk lexojnë gazeta, por kalojnë një kohë të gjatë në mediat sociale.

Fushatat duan të injektojnë vetveten në serviset e shumë përdorura siç është Tumblr, ku dialogu politik zakonisht merr një përzierje me foto dhe me video humoristike. Për të kujtuar përdoruesit e Tumblr rreth debatit presidencial të mërkurën që shkoi, ekipi i Obamës, postoi një video të Lindsy Lohan ku ajo thoshte është 3 tetori në komedinë “Mean Girls” dhe në Twitter, bodyguardi i Mitt Romney postoi një foto të kandidatit duke luajtur lojën e quajtur “Jenga”

Shtabet elektorale mendojnë se rrjetet sociale tërheqin shumë mbështës

Teknikat mund të jenë relativisht të reja, por ato janë të bazuar në principet e vjetra politike, sipas Zachary Moffatt, direktori digjital kampanjës së Romney. “Me sa më shumë njerëz që flet aq më shumë është e siguritë fitorja”,- thotë z. Moffatt, i cili punon me një staf me rreth 120 anëtarë vullnetar. “Sa më shumë njerëz që punojnë direkt me Mitt Romneyn, aq më shumë është e mundshme fitorja e tij.Të qenit social hap rrugë të reja.” “Gjithashtu mënyra e shkrimit luan një rol të madh”,- tha Moffatt.

Në korrik kur Obama i tha turmës së mbështetësve: “Ju nuk e keni ndërtuar atë” gjatë kohës që fliste për rëndësinë e infrastrukturës, ekipi i Romney postoi një foto të një tende të vogël që shiste Hot-Dog e cila kishte sloganin: “Unë e ndërtova këtë”, duke iu referuar oponentit të tij. Gjithashtu dhe intervista e Clint Eastwood me presidentin në konventën Republikane kishte sukses të madh në botën e Internetit, ku Twitter dhe Tumblr brenda pak momentesh u mbushën me parodi të këtij incidenti. Ekipi i Obamës u kundërpërgjigj me postimin e një fotoje në Twitter ku shihej karrigia e presidentit me Obamën e ulur në të dhe ku shkruante “Kjo karrige është e zënë.”

Obama ka një epërsi në fushatëne tij on line, kundrejt kundërshtarit Romney

Në faqen e fushatës së Obamës në Tumblr ka rreth 70 000 “shkrime” pra ripostime nga përdoruesit. Kurse në Facebook Obama ka rreth 30 000 000 pëlqime, kurse Mitt Romney ka rreth 8 500 000 të tilla. Siç duket Mitt Romney me reklamim në Internet është pak më prapa për shkak se Obama ka qenë prezent dhe nga vitet e mëparshme, pasi është Presidenti aktual.

Por ne përgjithësi të dy palët kanë staf të adaptuar me Internetin, dhe siç duket e ardhmja e politikes do të bëhet Online. Twitter dhe Facebook janë rrjetet sociale kryesore për reklamimin Online, sepse kanë përhapjen më të madhe demografike pra më shumë përdorues në numër, i cili është dhjetëfishuar gjatë katër viteve të fundit.

Nuk duket e vështirë për dikë që të postojë video klipe ose playlista me muzikë. Por a ka rëndësi nëse votuesit e Obames kanë Stevie Wonder në listë, ndërkohë që Romney preferon Johnny Cash?

E vetmja gjë e rëndësishme për njerëzit është që ata të dinë nëse figura e tyre politike ka të njëjtën shije në gjëra të përditshme me ta, thotë Dr. Cheshire, e cila studion mirëbesimin online dhe sjelljet. Gjithashtu një playlist në Spotify i bën kandidatët që të duken më njerëzor. /PCWorld

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit