2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mediat serbe: Nehat Thaçi mund të lirohet sot, nesër të kthehet në Kosovë

Më të lexuarat

Drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaci i cili qëndroi në paraburgim për 30 ditë, sot i përfundon kjo masë e vendosur nga autoritetet serbe.

Sipas medieve serbe, Thaçi pritet që gjatë ditës të shkoj në gjykatë për të kuptuar se çka do të bëhet tutje me të.

Avokati i Thaçit, Spahovic ka thënë se sot do të shkojnë në Gjykatën e Lartë, për të marr vendimin që do të merret ndaj drejtorit policor që u arrestua muajin e kaluar te vendi i ashtuquajtur “Dheu i Bardhë” në Serbi, i cili ishte nisur për të kryer disa punë të tij.

Vijesti duke cituar Telegrafin serb shkruan se avokati Spahovic ka thënë që deri më tani askush nuk ka ide se cili do të jetë vendimi i gjykatës, transmeton Indeksonline.

“Sot gjykata do të jap verdiktin e saj nëse ende ka nevojë që Thaçi të qëndroj në paraburgim apo të lirohet. Sot ne duhet të shkojmë në gjykatë, por me siguri që nuk ka asnjë provë kundër Nehat Thaçit”, ka thënë Spahovic.

Gazeta Telegraf duke u thirrur në burime shkruan se qeveria ka konfirmuar që Thaçi nuk do të ngarkohet me asnjë dënim, kjo pas deklaratave të familjeve serbe që tërhoqën dëshmitë e tyre.

Sipas këtyre burimeve, Thaçi mund të dal sot para gjykatës dhe nesër të kthehet në Kosovë, vonesë kjo vetëm për shkak të procedurave. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit