“Verdikti do të jetë në dorën e popullit, do të jetë në vullnetin e tij. Populli do të vendosë se kush do ta formojë qeverinë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu
ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu foli në lidhje me pengesat përpara votimit popullor për ndryshimin e kushtetutës. Ai tha se “Mediat perëndimore, fatkeqësisht nuk reflektojnë drejtë procesin e votimit popullor”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Çavuşoğlu, në një intervistë për faqen e internetit të lajmeve Breitbart ka thënë se “Kushtetuta aktuale i ofron më shumë autoritet presidentit pa detyrimin e llogaridhënies, përgjegjësisë dhe kontrollin gjyqësor”.
“Verdikti do të jetë në dorën e popullit, do të jetë në vullnetin e tij. Populli do të vendosë se kush do ta formojë qeverinë dhe në çdo zgjedhje do ta formojë direkt vetë qeverinë. Vullneti do të jetë i popullit dhe i askujt tjetër”, është përgjigjur Çavuşoğlu në pyetjen nëse do të formojë apo jo një zbatueshmëri të ngjashme me atë të SHBA-ve ndryshimi i cili parashikohet të kryhet me votimin popullor në sistemin qeverisës.
“Sistemi shumë i frytshëm për Turqinë”
Në fjalën e tij Çavuşoğlu thotë se “Sistemi është shumë i hapur dhe i qartë. Në të njëjtën kohë është shumë i frytshëm për Turqinë. Qartëson kufijtë e autoritetit dhe forcon pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit që përbën linjën kryesore të demokracisë”.
Duke theksuar se do të rritet autoriteti i parlamentit nëse në votimin popullor del përgjigjja “po” ministri Çavuşoğlu, tha se “Në të njëjtën kohë do të sjellë llogaridhënien për presidentit dhe do ti ngarkojë më shumë përgjegjësi presidentit nëse në votimin popullor del rezultati “po””.
“Mediat perëndimore, fatkeqësisht nuk reflektojnë drejtë procesin e votimit popullor”
Pasi ka vënë theksin se votimi popullor është përballë një pengese të ndryshme Çavuşoğlu, tha se “Mediat perëndimore, fatkeqësisht nuk reflektojnë drejtë procesin e votimit popullor”.
“Kjo ka krijuar një ndikim negativ për ata. Janë rritur votat ‘po’ pasi politikanët dhe mediat e disa vendeve perëndimore janë përpjekur të përfshihen dhe të përzihen në proces”, tha Çavuşoğlu duke bërë të ditur se disa organe të mediave në vendet e Bashkimit Evropian kanë vendosur të ndërhyjnë në procesin e votimit popullor dhe në politikën e Turqisë.
“Disa politikanë janë palë. Unë nuk mendoj se këta politikanë e duan Turqinë, janë simpatizantë të muslimanëve apo mendojnë për të ardhmen dhe stabilitetin e Turqisë. Ata ndërhyjnë në politikën e brendshme”, thekson Çavuşoğlu duke vënë theksin se problemi nuk është vetëm në lidhje me median perëndimore.
Ndër të tjera Çavuşoğlu ka theksuar se kjo ndërhyrje ka shkaktuar një reagim të kundërt duke shtuar votat “po” në Turqi. Pasi u shpreh se të njëjtë janë mediat që kanë ideologji të majtë në Amerikë dhe Evropë, ai ka dënuar edhe median amerikane dhe atë ndërkombëtare që janë palë kundër presidentit Erdoğan në lidhje me referendumin.
“Shtypi me ideologji të majtë në SHBA dhe Evropë nuk kanë në objektiv vetëm presidentin Erdoğan dhe presidentin Donald Trump. Këto institucione të shtypit kanë në objektiv të gjitha forcat e djathta. Në mesin e këtyre ndodhet edhe kryeministri hungarez (Viktor) Orban dhe tani Polonia. Këto urrejnë qeveritë e forta të djathta”, tha në fjalën e tij Çavuşoğlu.