0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mediat në Iran: Princi i kurorës së Arabisë Saudite është qëlluar me armë

Më të lexuarat

Prej disa javësh mediat e ndryshme, përfshirë ato më serioze janë duke pyetur për fatin e princit saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, një njeri ambicion që synon të ndryshojë politikën e vendit të tij duke u afruar me Izraelin dhe SHBA dhe duke mbajtur në fokus si kundërshtar, Iranin. Salman nuk është parë në media dhe në aktivitete zyrtare prej disa javësh, ndërkohë që së fundmi, media iraniane, PRESS TV pretendon se bin Salman është qëlluar me armë.

Ajo citon një aktivist saudit. Mohammed al-Mas’ari, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Islamike të Rilindjes, u cili është shprehur në një intervistë për televizionin libanez al-Maydaeen se bin Salman është qëlluar në muajin prill. Aludimi është se ngjarja ka ndodhur në 21 prill, kur media të ndryshme raportuan se kishte patur shkëmbime zjarri jashtë pallatit mbretëror saudit, ndonëse informacionet zyrtare folën për një dron. Pavarësisht këtij pretendimi, media në fjalë thotë se bin Salman që po synon kapjen e pushtetit, nuk u pa as gjatë vizitës së Mike Pompeos në Riad në muajin prill.

Ka spekulime se sulmi mund të lidhet jo vetëm me politikën e jashtme të re, por edhe me faktin se fushata propagandistike e princit u shoqërua edhe me arrestimin dhe ndalimin e qindra biznesmenëve dhe anëtarëve të familjes mbretërore që u liruan pas marrëveshjeve financiare me mbretin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit