1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mediat maqedonase “fshehin” telegramet nga Tirana e Prishtina

Më të lexuarat

Dy ditëve të fundit asnjë nga telegramet ngushëlluese të dërguara në adresë të Presidentit, Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë shtetërorë, por edhe reagimet dhe shqetësimet e shprehura përmes medieve nga Shqipëria dhe Kosova, nuk janë cituar dhe theksuar nga asnjë media maqedonase, raporton INA.

Dy ditë pas incidentit të vrasjes së pesëfishtë në periferi të Shkupit, kanë pasuar reagimet e shpejta të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, presidentes Atifete Jahjaga, partive të tjera politike shqiptare. Mediat maqedonase i kanë dhënë rëndësi të veçantë dhe si kryelajm reagimit dhe telegramit të ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili i pari dërgoi telegramin për ngjarjen, ministrit serb, Vuk Jeremiq, dhe partive minore në Maqedoni dhe rajon. Vrasja e pesëfishtë është ndjekur në të gjitha edicionet e mediave shqiptare, përmes raportimeve dhe reportazheve ekskluzive nga mediat e njohura në Tiranë dhe Prishtinë, mirëpo edhe në këtë rast nuk u citua asnjë nga mediat shqiptare për mbulimin e kësaj ngjarjeje, derisa u cituan dhjetëra media të tjera të rajonit, sidomos ato serbe, se kanë ndjekur situatën e fundit dhe vrasjen në Maqedoni./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit