-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mediat holandeze: Lato u gjet i vrarë në pyll, kishte mln € borxhe

Më të lexuarat

Pas pikëpyetjeve dhe hamendësimeve të shumta lidhur me vërtetesinë e lajmit, mediat holandeze raportojnë së fundmi se Festim Lato është gjetur i vrarë në një pyll pranë Nijmegen. Ato shkruajnë gjithashtu se i vetëshpalluri President i Republikës së Çamërisë, kishte pas vetes një ushtri të tërë kreditorësh, individë e biznese, të cilëve u kishte borxhe në shumën e miliona eurove.

Festim Lato u raportua i humbur nga familja e tij javën e kaluar. Trupi i tij u gjet të shtunën pasdite në rrugë në Nijmegen, ndërsa policia po vijon ende hetimet për zbardhjen e vrasjes.

Lato ka qëndruar vitet e fundit në një shtëpi të largët në Afferden, në Betuwe. Në ndërtesën ku jetonte ai, valëvitej krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë. Mediat holandeze shkruajnë po ashtu se ai e kishte shpallur kohët e fundit veten si President të krahinës së Çamërisë, një zonë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit