0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Më të lumtur ata që kanë para apo kohë?

Më të lexuarat

Paraja mund ta blejë lumturinë në njëfarë forme, por kjo nuk do të thotë që paraja është gjithçka.

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që e vlerësojnë kohën më shumë sesa partë, janë më të lumtur.

Një studim i vitit 2010 ka zbuluar një lidhje mes lumturisë dhe rrogës. Ky studim kishte zbuluar se njerëzit që fitojnë më shumë para janë më të lumtur, derisa rroga e tyre të arrijë 75,000 dollarë.

Hulumtuesit në UCLA dhe Wharton e kishin studiuar më tërësisht këtë dhe kishin shikuar se si koha ndikon në këto rezultate.

Përmes eksperimenteve dhe anketimeve të shumta, ata kishin zbuluar se dy të tretat e të anketuarve kishin thënë se preferojnë më shumë paratë sesa kohën.

Raportimi i tyre:

“Përgjatë hulumtimeve ne kemi pyetur mijëra amerikanë se a e preferojnë më shumë kohën apo paratë. Pavarësisht se shumica e njerëzve kishin zgjedhur paratë, zgjedhja e kohës ishte ndërlidhur me lumturi më të madhe.”

Kjo ndoshta mund të jetë për shkak se njerëzit që duan më shumë kohë, veçse kanë shumë para.

Sidoqoftë, është mirë të dimë se paraja na bën të lumtur, por në fund të ditës është vetëm një mjet. Ka gjëra më të rëndësishme që ndikojnë në lumturinë e çdo njeriu. /eo/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit