(E plotësuar)
Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, po ashpërsohen përleshjet mes opozitarëve dhe ushtrisë siriane.
Bëhet e ditur se në lagjen Meze të kryeqytetit përleshjet e ashpra vazhdojnë që prej mëngjesit dhe në zonë janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
Mësohet se më shumë se 300 vetë kanë humbur jetën në operacionet e ushtrisë siriane që nga dita e djeshme e këtej.
Ushtria për Sirinë e Lirë njofton se afër parlamentit në lagjen Meze janë qëlluar dy autoblinda.
Kurse në lagjen Midan të kryeqytetit sirian kanë ndodhur sulme me armë të rënda.
Nga Kabun dhe Kafr Susa vijnë lajme për përleshje të ashpra.
Kurse ushtria siriane ka bllokuar rrugët në Seyyide Zejnep dhe afër kampit palestinez duke pozicionuar këtu snajperë. Selia e Kryeministrisë është rrethuar me tanke.
Operacionet e ushtrisë siriane vazhdojnë jo vetëm në kryeqytet, por edhe shumë qytete të tjera të vendit. Sipas informacioneve që kanë mbërritur që nga dita e djeshme e deri më sot kanë humbur jetën më shumë se 300 persona.
Kurse në qendër të vëmendjes në fronin e jashtëm vazhdon të jetë Beshar Esed, i cili dje mori një goditje të rëndë me sulmin e djeshëm kamikaz dhe mund të jetë strehuar në Rusi.
Pretendohet se Esedi është plagosur në këtë sulm dhe është arratisur në qytetin Lazkije. Kurse për bashkëshorten, Esma, thuhet se është strehuar në Moskë.
Këshilltari i Putinit për politikën e jashtme deklaroi se nuk ka dijeni për planet e Esedit për të shkuar në Rusi.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë në deklaratën e djeshme kishte njoftuar se nuk ka dijeni për vendndodhjen e Esedit.
Më shumë se 200 persona, pjesa më e madhe civilë, u vranë dje si pasojë e dhunës në Siri, 38 prej të cilëve në Damask, skenë që prej pesë ditësh e luftimeve të pazakonta mes ushtrisë dhe rebelëve, sipas një OJQ-je.
Të paktën 214 persona, 124 prej të cilëve civilë, 62 ushtarë dhe 28 rebelë janë vrarë nga represioni dhe luftimet në mbarë vendin, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Ky bilanc nuk përfshin tre zyrtarët e lartë sirianë, prej të cilëve dhe kunati i presidentit, Beshar al-Esed, vrarë në një atentat në kryeqytet.kohaislame