1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Me Pacollin ishim të një mendimi, po votimi devijojë

Më të lexuarat

Deputeti, Muhamet Mustafa, i cili dje u largua nga koalicion i qeverisës, ka thënë se largimi i tij, ka të bëjë me devijimin e programit që ka bërë Grupi Parlamentar (GP) i këtij Koalicioni.
Ai ka treguar, se para tre jave kanë pasur biseda shumë të mira dhe mendime të njëjta për privatizimin me të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin, mirëpo Mustafa ka treguar se nuk e ka kuptuar votimin i cili është bërë në Kuvend.
Mustafa, ka pohuar se në kuvendin e Kosovës kanë nisur të ndryshojnë gjërat për të mirë.
“Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të krijohet një masë kritike. Ka zhvillime pozitive në atë aspekt”, ka thënë ai.
E për privatizimin ai ka thënë se privatizimi ka qenë i nevojshëm, por i udhëhequr keq.
Mustafa u ka propozuar Qeverisë dhe kompanisë Limak, që të mendojnë edhe njëherë mira para se të bëjnë privatizimin.
“Edhe kompania Limak, duhet të mendojë mirë pasi që dëshironë ta blejë postën. Limak duhet të shikojë mirë se a duhet ta blejë një ndërmarrje që e kundërshtojnë shumë njerëz”, ka thënë Mustafa në emisionin “Interaktiv”, të KTV-së.
Mustafa më tej nuk ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të kosovës (LDK). “Me LDK-në mundemi me bisedu për të bërë një diferencë politike në Kosovë”.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit