2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Më mërzit shumë e kaluara e saj

Më të lexuarat

Pyetja:

Doja t’ju pyes se si të veproj pas këtyre fjalëve që m’i tregoi e dashura ime. Jam në lidhje gati 2-vjeçare me të, pa asnjë konflikt. Lidhja jonë na shkon shumë mirë, e  kemi bërë familjarisht dhe janë të pajtimit, mirëpo më mërzit shumë e kaluara e saj, sepse pranoi se kishte pasur të dashur tjetër para meje dhe ndarja prej tij ishte e arsyeshme dhe është penduar. Kjo është jetime e nuk ka kush ta përkrahë përveç meje. Unë e mësoj për të mirë, e kam kuptuar se ka nevojë për mua, prej se është me mua është shumë më mirë dhe më ndryshe, mirëpo unë nuk e di a e kam të arsyeshme të vazhdoj (t’i propozoj fejesë) apo jo.  Nëse i largohem, kam frikë mos ta keqpërdorë dikush tjetër.
Ju lutem më tregoni se si  të veproj. Jam shumë xheloz pse nuk jam i pari, që prej vitesh e kam menduar.

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, menjëherë do të kalojmë në çështjen në fjalë dhe themi se lidhja me gjininë tjetër dhe trajtimi i ndërsjellë në mes një mashkulli dhe femre, si i dashur apo e dashur, pa kurrfarë kriteri, është një veprim i ndaluar nga vështrimi islam. Prandaj, ju këshillojmë që t’i bëni një shqyrtim veprimeve që keni manifestuar, pasi edhe pse ndoshta shumë të rinjve u duket si një veprim normal, dijeni se kjo punë është tejkalim i ndalesave të Allahut dhe hidhërimi i Tij. Për këtë problematikë kemi folur me dhjetëra përgjigje të mëhershme, madje tani edhe një rubrikë të veçantë ia kemi kushtuar kësaj (kliko: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?katid=9&nkatid=49&nnkatid=19).

Prandaj mund të ktheheni aty dhe të lexoni se pse lidhjet e hershme mashkull-femër, pa përcaktuar se si do të jetë fundi i kësaj lidhjeje, janë të padrejta dhe në Islam vlerësohen të ndaluara.

Ndërsa, për çështjen konkrete, themi se ajo pse ka pasur lidhje me një djalë para teje ishte një gabim, ashtu sikurse është gabim edhe lidhja juaj tani. Prandaj, gjykimi juaj se pse nuk jeni ju i pari që kishit lidhje me këtë vajzë dhe për këtë shkak ju të mos fejoheni me të, është i padrejtë. Do ishte e drejtë t’ju gjykojë edhe ju dikush (vajzë tjetër), të mos pranojë të fejohet me ju pasi as ajo nuk do të jetë e para që ju do të kërkoni lidhje me të, edhe pse tani mendojmë se do të kërkonit fejesë.

Sidoqoftë, pa hyrë në elaborime të tjera, ju këshillojmë të mos vazhdoni me mendime dhe gjykime që e vështirësojnë situatën, por që nga ky moment fillo një faqe të re me atë vajzë dhe zyrtarizojeni lidhjen tuaj me fejesë dhe pastaj me martesë dhe mos vazhdoni kështu, pasi lidhja në këtë formë e hidhëron Allahun dhe është tejkalim i ndalesave të Tij.

 

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit