1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Me ligjin e amnistisë përfitojnë edhe ish-spiunët e partive

Më të lexuarat

Me miratimin e Ligjit për amnisti mund të përfitojnë edhe ish-pjesëtarët e shërbimeve sekrete, të cilat kanë ushtruar funksion në periudha të caktuara, siç është Sigurimi i Atdheut, si dhe Shërbimi Informativ i Kosovës. Kjo, pasi sipas njohësve të çështjeve juridike, ligji nuk i përcakton kategoritë e caktuara, por vetëm i përmbledh në “kryerës të veprave penale”.

Analistë të sigurisë thonë se ligji nuk mund të amnistojë ata individë, të cilët kanë keqpërdorur institucionin e SHIK-ut, pasi që sipas tyre këta ish-pjesëtarë nuk kanë për çka të amnistohen, pasi që nuk janë të inkriminuar në ndonjë vepër penale.

Njohësi i çështjeve juridike, Riza Smaka, ka thënë se pa dyshim që kjo kategori do të amnistohet, pasi që me ligj nuk bëhet identifikimi i asnjë kategorie, por vetëm përcaktohet si “kryerësit e veprave penale”, , shkruan Kosova sot.

“Pa fijen e dyshimit ata do të jenë të amnistuar për veprat penale, që janë numëruar aty me ligj. Pra, është fjala se kush është përfitues me këtë ligj”, ka thënë Smaka./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit