-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Me këto përbërës, myku i shtëpisë nuk është më një problem!

Më të lexuarat

Ne jemi të ekspozuar vazhdimisht ndaj toksinave gjatë gjithë kohës dhe nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.  Ka raste që nga myku i shtëpisë, njerëzit që vuajnë nga astma kanë humbur jetën. Ata janë vrasësit e heshtur për organizmin tonë dhe ne duhet ti luftojmë ato.

Myku është i dëmshëm për sistemin nervor në përgjithësi dhe për sistemin imunitar. Problemi është se shumë njerëz që janë të vetëdijshëm për efektet e mykut, provojnë zgjidhje të tilla si pastruesit industrialë që përmbajnë toksina dhe kimikate duke sjellë më shumë dëm sesa dobi.

Ne ju ofrojmë 5 zgjidhje natyrore si të heqim mykun:

Përdorni peroksid hidrogjeni
Me anë të një llaku me peroksid hidrogjeni, aplikojeni direkt në myk dhe lijeni atë për 10 minuta. Më pas përdorni një peshqir të lagur dhe fshini çdo gjë. Mbajeni peroksidin e hidrogjenit në një vend të errët dhe të sigurt.

Përdorni uthullën

Ju mund ta përzieni uthullën me ujin dhe ta aplikoni atë në vendin ku ka myk, ose ta përdorni uthullën direkt nga shishja. Metoda e dytë është më e fortë, efektive dhe shkatërron rreth 82% të mykut. Pastrojeni atë duke përdorur një furçë. Nëqoftëse era është shumë e fortë për ju atëherë aplikoni disa pika vaj esencial.

Soda e bukës
Kjo është një mënyrë efektive për të hequr mykun. Mund ta përdorni atë të kombinuar me uthull ose vetëm me ujë. Pasi e keni aplikuar në zonën ku doni të hiqni mykun, fshijeni me një peshqir. Kjo është një metodë shumë e mirë gjithashtu për të mos lënë mbrapa aroma të këqija.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit