Erdhi një djalë i ri te hoxha dhe i tha: “O zotëri hoxhë, unë shumë po kam frikë nga imoraliteti (kurvëria), por është e vështirë, po kalojë përmes qytetit, tregut, po i shikoj të gjitha, vajzat e veshura në mënyrë të pamjaftueshme, shkak i haramit, të lutem më këshillo se si t’i ruaj sytë e mi?!”
Hoxha i thotë: “Shko deri te shtëpia ime, merri dy kova, mbushi plot me ujë deri në krye dhe silli tek unë. Por kujdes, për çdo pikë që e derdh do ta marrësh nga një shuplakë nga unë!”
Kështu djaloshi shkoi dhe bëri ashtu siç e këshilloi hoxha. Ai i solli të dyja kovat me ujë pa e derdhë asnjë pikë.
Hoxha e pyeti: “Ti ke qenë i durueshëm dhe i ke sjellë të dyja kovat pa e derdhur asnjë pikë. Ka qenë dashur të kalosh nëpër qytet dhe treg, pra, më thuaj si ia dole dhe çka ke parë nga imoraliteti?”
Djaloshi u përgjigj: “Zotëri, unë nuk i kam ndarë sytë nga kovat që mos ta derdhi ujin, nga frika se do të më jepni shuplaka, kështu që kam ecur me durim dhe qetësi, andaj nuk kam parë asgjë!”
Hoxha u përgjigj: “Siç ke qenë i durueshëm që mos ta derdhësh ujin, ashtu bëju edhe me besimin (imanin) tënd, mbaji sytë tek ai, dhe siç je frikësuar nga unë, ashtu frikësohu nga Allahu dhe do t’i ruash sytë e tu nga imoraliteti!”