-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Me kë jeni kapur për dore?

Më të lexuarat

Plaku shikonte fëmijët të cilët ndërtonin një kështjellë nga rëra… Sapo e mbaruan kështjellën e imagjinuar për të cilën harxhuan aq shumë kohë dhe durim, erdhi një valë deti e cila e rrafshoi me tokën.
Plaku priste që fëmijëve t’u shpërthejnë lotët nga zemërimi. Megjithatë, fëmijët u ulën, u kapën për dore dhe filluan të qeshen.
Pak më vonë rifilluan ndërtimin e një kështjelle të re. Buzëqeshi dhe tha në vete:
“Fëmijët ma mësuan një leksion mjaftë të rëndësishëm. Të gjitha gjërat në jetën tonë të cilat i realizojmë për një kohë të gjatë dhe me shumë mund, kanë filluar në rërë. Të përhershme janë vetëm marrëdhëniet tona me njerëzit.
Herët apo vonë, do të vjen vala e detit e cila do të merr me vete gjithçka kemi ndërtuar me aq mund. Kur të ndodh kjo, do të mund të qeshen vetëm ata që kanë me kë të kapen për dore.”
Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit