1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Me futboll kundër hipertensionit

Më të lexuarat

Luajtja e futbollit në një studim të ri është treguar efikase në uljen e shtypjes së lartë të gjakut, thonë shkencëtarët britanikë nga Universiteti Exeter në Londër.
Në studimin e tyre kanë marrë pjesë 22 meshkuj prej moshës 31 deri në moshën 54- vjeçare, ndërsa rezultatet i ka publikuar revista profesionale ‘Medicine & Science in soorts & Exercise’.

Të gjithë pjesëmarrësit kanë pasur hipertension të bute e deri në mesatar para se të kenë filluar që në mënyrë rekreative të luajnë futboll dy herë në javë në kohëzgjatje prej një ore. Pas gjashtë muajsh, te pjesëmarrësit e studimit është shënuar një ulje e dukshme e shtypjes së gjakut, ndërsa te tri të katërtat e pjesëmarrësve lartësia e shtypjes së gjakut ka qenë brenda kufijve të rekomanduar.

Përveç zvogëlimit të pjesës së indeve dhjamore në organizëm, te pjesëmarrësit është vërejtur edhe një funksionim i përmirësuar i mushkërive.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit