2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Më energjik me këto ushqime

Më të lexuarat

Në qoftë se ndiheni të lodhur apo edhe jeni të gatshëm te fleni mbi tavolinë, keni nevoje për ndërrim të ushqimit në mënyrë që të rrisni nivelet e energjisë.
Për shembull ndërrimi i bukës, pastave dhe orizit me patate të ëmbla – të cilat lirojnë më shumë sheqer në sistemin qarkullues të gjakut më ngadalë – mund të rregulloj nivelet e energjisë, transmeton Klan Kosova.

Disa nga ushqimet e rekomanduar te cilat ju bëjnë më energjik, mund ti gjeni më poshtë.
Banane me gjalpë bajamesh

Kombinim i shijshëm dhe kompleks i karbohidrateve dhe proteinave. Sheqeri, magnezi dhe aminoacidet nga banania të kombinuara me vitaminën B dhe proteina të gjalpit të bajameve, ju furnizon me energji të qëndrueshme.
Patate të ëmbla

Karbohidratet komplekse të tilla lirojnë glukoze në sistemin tuaj më gradualisht se sa ato të rafinuara. Patatet e ëmbla kanë përbërje të lartë të fibrave të cilat jo vetëm rrisin energjinë tuaj mirëpo ndihmojnë edhe në humbjen e peshës duke ju mbajtur të mbushur më gjatë.
Arra

Arrat përmbajnë një grup të gjerë të vitaminave B, dhe gjithashtu janë të pasura me hekur, zink, kalium dhe magnez për rritje të energjisë. Ato djegin ushqimin ngadalë që do të thotë japin energji stabile jo vetëm për momentin.

Gjithashtu mbajnë sistemin imunitare të fortë ngaqë kanë mineralet antioksidante kryesore.
Vezët

Vezët janë “qendër prodhuese” e proteinave.

Ato përbëhen komplet nga proteinat dhe përmbajnë aminoacidet e nevojshme për funksion të shëndetshëm të organizmit njëkohësisht prodhim të energjisë.
Mjaltë

Është e pasur në karbohidrate të cilat janë lënda e parë që trupi përdor për të krijuar energji.

Gjithashtu ndihmon në rregullimin e nivelit të glikogjenit dhe parandalon tendosjen e muskujve.

Kërpudhat

Kërpudhat janë të pasura me hekur që ndihmon me lodhjen dhe përgjumje. Ato asistojnë me prodhimin dhe lëvizjen e oksigjenit nëpër trup.

Gjithashtu mbrojnë mitokondriet, që janë qelizat ku prodhohet energjia.
Spinaqi

Spinaqi është jashtëzakonisht i pasur me hekur, magnezium dhe kalium. Nivelet e larta të magneziumit luajnë rolin vital tek prodhimi i energjisë në nivel qelizor.
Fara luledielli, kungulli dhe chia

Farat e lulediellit, kungullit dhe ato chia janë ndër ushqimet e shpejta më të mira për rritjen e energjisë. Ato janë përplot me minerale, fibra dhe acidet esenciale që asistojnë në qëndrueshmërinë e energjisë.
Salmoni SALMON 

Vitamina B dhe omega 3 të cilat gjenden tek salmoni ndihmojë në prodhimin e energjisë dhe funksionin e trurit.

Kështuqë nëse ndiheni i lodhur, atëherë salmoni mund t’ju ndihmoj me lëvizjet dhe funksionet kognitive njëkohësisht edhe me disponimin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit