Motori i njohur i kërkimit nga Microsoft, ka bërë gati dizajnin e ri të faqes, me të cilin synohet që e njëjta të bëhet edhe më sociale.
Dizajni i ri i faqes është inspirim nga versioni i dizajnit Metro, i cili është zhvilluar nga Microsoft.
Sipas burimeve të Microsoft, ndërfaqja e re e përdoruesve të Bing tani bazohet në tri kolona.
Në kolonën e parë shfaqen rezultatet kryesore në faqe, ndërsa në të dyten paraqiten informacionet e rëndësishme të cilat lidhen me rezultatin kryesor, siç janë hartat, restorantet dhe vlerësimet e përdoruesve të faqes.
Në kolonën e tretë, Bing synon që të sjell më afër rrjetet sociale, për ta shndërruar faqen në një adresë me integrim më të madh social, dhe me rezultate që lidhen me rrjetet sociale. /telegrafi/kohaislame/