-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Me apo pa kryq në vendin e punës? Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut

Më të lexuarat

Liri fetare për individin ka edhe në vendin e punës, por deri në atë masë, sa nuk bie ndesh me të drejtat e të tjerëve, konstaton Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.
Njerëzit nuk duhet të diskriminohen për shkak të besimit të tyre”… Kështu u shpreh në rrjetin social tweeter kryeministri britanik David Cameron duke reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg të martën (15.01.2013). Katër qytetarë britanikë ishin ankuar. Gjyqtarët konfirmuan të drejtën e tyre për të mbajtur simbole fetare në vendin e punës, por në të njëjtën kohë theksuan, se kjo e drejtë në raste të caktuara duhet të balancohet me të drejtat e të tjerëve.
Kështu një punonjëse aeroporti mund të mbajë kryq në punë, por një infermiere jo: sepse pacientët mund të kapen pas zinxhirit dhe t’i shkaktojnë vetes lëndime, argumentuan gjyqtaret. Gjithashtu të krishterët nuk duhet t’i diskriminojnë homoseksualët në vendin e punës, edhe nëse besimi i tyre ua ndalon që të bashkëpunojnë me ta. Në rastin konkret fjala ishte për një punonjës të gjendjes civile, i cili refuzoi që të regjistrojë lidhjet e partnerëve me të njëjtin seks, si dhe të një terapisti, i cili nuk donte t’i trajtonte çiftet homoseksuale. Të dy krishterët u pushuan nga puna nga punëdhënësit e tyre. Gjykata i hodhi poshtë akuzat e të pushuarve nga puna, për shkak se ata kishin shkelur ligjin në fuqi në Britaninë e Madhe.

Nuk ka një ligj unik në të gjithë Europën
Gjykata Europiane ka vendosur në një rast individual, por mesazhi themelor duhet të respektohet nga të gjitha shtetet, që kanë nënshkruar kartën e saj, thotë Hans Michael Heinig nga Universiteti i Gëtingenit. Juristi është i specializuar në ligjin kishtar dhe konstaton se në raste të ngjashme gjykohet në mënyrë të ngjashme. Vendimi ishte “jo spektakular”: Në bazë të ligjit gjerman, çështja nuk do të ishte vendosur ndryshe.”
Vendimi se në cilat raste duhet të jetë e kufizuar liria individuale e fesë, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e të tjerëve, vazhdon të jetë kompetencë e vet shteteve. Këtë e kanë theksuar edhe gjyqtarët e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut
Për mënyrën se si praktikohet feja në publik, vendet evropiane vendosin ndonjëherë në mënyra shumë të ndryshme, thotë Tomas M. Schmidt, filozof për çështjet e fesë në universitetin Goethe të Frankfurtit. Në Francë shteti dhe feja janë të ndara në mënyrë të prerë. Atje simbolet e dukshme, të tilla si shamitë, apo turbanët janë të ndaluara në vendet publike. Në Britaninë e Madhe nga ana tjetër ka një kishë shtetërore, por praktika individuale e fesë në hapësira publike lë hapësirë për interpretime të ndryshme. Kështu meshkujt sikë, që mbajnë turban për arsye fetare, nuk janë të detyruar të mbajnë mburojë në kokë, kur hipin në motoçikletë.
Thomas M. Schmidt, filozof për çështjet e fesë në universitetin Goethe të Frankfurtit

Standardet universale minimale
Ligji kishtar shtetëror gjerman, thotë Hans Michael Heinig, ka kërkuar një “rrugë të mesme”. Kështu hapësira publike është e hapur për fenë e qytetarëve të saj, si për shembull përmes mësimit të fesë në shkollat dhe fakultetet teologjike të universiteteve shtetërore. Në të njëjtën kohë ekzistojnë kufizime. “Shteti nuk identifikohet me asnjë fe të veçantë.” Kështu që përveç teologjisë së krishterë në universitetet gjermane mësohet edhe ajo hebreje dhe islame. “Kjo është një rrugë, me të cilën Gjermania ka pasur përvoja të mira në tërësi “, thotë eksperti i së drejtës kishtare.
Megjithatë, ka “standarde minimale” të natyrshme në lirinë e fesë, të konstatuara edhe nga vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Shumicat fetare duhet të ruajnë traditën e tyre dhe fenë, pakicat duhet të jenë të mbrojtura në të njëjtën kohë. Kjo përfshin të drejtën për të ushtruar fenë në hapësirën publike, përderisa e lejon e drejta e të tjerëve./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit