1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Më 8 tetor vihet gurthemeli i Xhamisë Qendrore

Më të lexuarat

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që më 8 tetor të këtij viti të nis ndërtimin e xhamisë së madhe, në lokacionin e caktuar nga Komuna e Prishtinës, afër Postës së Re, e cila përfshinë një sipërfaqe rreth 78 ari.

Në profilin e tij në facebook, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, njofton: “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me PTK-në, ka hapur një numër të veçantë për thirrje telefonike, e cila kushton 1 euro, mjete të cilat dedikohen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, gurthemeli i së cilës do të vendoset solemnisht më datën 8. 10. 2012”.

Bashkësia Islame e Kosovës fillimisht nuk kishte pranuar propozimin e Komunës së Prishtinës për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në hapësirën ndërmjet Postës së Re dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare, pasi që kërkesa e tyre dhe e shumicës së muslimanëve ishte që xhamia të ndërtohej përballë Institutit Albanologjik, gjegjësisht në vendin ku është çerdhja “Gëzimi ynë”. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit