3.5 milionë euro është shuma me të cilën synohet fuqizimi i sistemit statistikor të Kosovës. Kështu u bë e ditur të mërkurën, në lansimin e projektit “Fuqizimi i sistemit statistikor në Kosovë 2019-2020”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ambasada e Suedisë.
Në lansimin e këtij projekti u tha se fuqizimi i sistemit statistikor të Kosovës synohet duke mundësuar zhvillimin e informatave të besueshme statistikore dhe duke lehtësuar përmirësimin e vendimmarrjes.
Në vlerën e projektit prej 3.5 milionë eurosh kontributi i BE-së është dy milionë euro, ndërsa i Ambasadës së Suedisë 1.53 milionë euro./kohaditore