1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Më 29 shtator 2001, e thashë Shehadetin

Më të lexuarat

Disa njerëz tmerrohen nga ideja e të shkuarit në shkollë, por shkolla mua gjithmonë më ka sjellur kënaqësi në jetën time. Ende, kurrë nuk mund ta imagjinoj se eksperienca në kolegj do ta ndryshonte jetën time dhe besimin tim përgjithmonë. Vij nga një familje që kishim disa fe. Babai im është Hindu, nëna ime është Mormon, gjyshërit e mi ishin protestantë, daja im është Sikh dhe kur fillova studimet në Universitetin e Utahut unë isha një katolike e devotshme. E di, religjion i mbingarkuar. Falenderoj Zotin, tani jam muslimane dhe ky është rrëfimi im.
Gjatë semestrit tim të parë në Universitet, unë morra orë të shkrimit ku isha përcaktuar për një seminar që mund ta punoja në ndonjë temë të zgjedhur. Gjithmonë kam qenë e magjepsur nga religjionet e tjera dhe vërtet kënaqesha duke lexuar për to.
Kisha dëgjuar për Islamin por nuk kisha ide rreth sistemit të besimit të muslimanëve dhe isha kureshtare për famën e shtypjes ndaj grave. Në këtë mënyrë, më dukej e zakonshme ta mbushi punimin tim me rolin e gruas në Islam.
Kisha dyshime të mëdha rreth besimit të përhapur se gratë ishin të shtypura me mbështetjen e mësimeve të përgjithshme islame dhe isha e vendosur për ta zbuluar të vërtetën për vete.
Isha në detyrë, detyrë për të gjetur diçka dhe gjithçka që do të më ndihmonte për t’iu përgjigjur pyetjeve të mia.
Zbulova një bollëk artikujsh dhe librash, disa të mirë, por disa të diskutueshëm si besime të përhapura. Kisha një dilemë të vërtetë në duart e mia; më duhej një musliman, një muslimane për të biseduar me të personalisht. Por ku mund ta gjeja një në Salt Lake Sity?
Arrita të mësoj se vajza që më ndodhej pranë pothuaj çdo ditë derisa studioja ishte muslimane dhe ajo nuk dilte e veshur me perçe të zezë siç mendoja për shumicën e grave muslimane. Ajo ishte, sidoqoftë, e veshur në mënyrë modeste dhe kishte një edukatë sikur çdokush tjetër.
Ajo iu përgjigj shumë pyetjeve për mua dhe unë e mbusha punimin me kënaqësi duke kuptuar se Islami ishte fe e paqes, e drejtësisë dhe e barabartë për burrat dhe gratë. Fara u mboll dhe unë dëshiroja të dija më tepër.
Kaluan disa vite dhe dyshimet rriteshin në mendjen time çdo ditë. Kisha ndërprerë ndjekjen e meshës së të dielës dhe fillova të dyshoja në parimet e besimit tim të krishterë.
A ishte Jezusi djalë i Zotit? A bartej mëkati i parë te çdo foshnje e lindur? A ishte prishur Bibla nga njeriu gjatë viteve?
Askush nuk m’i kishte shpjeguar këto gjëra më parë; megjithatë isha e pavendosur. Vetëm një gjë ishte e padyshimtë në atë çështje, se ishte vetëm një Zot.
Një shoqe më morri në namazin e xhumasë (të premtes) dhe kurrë nuk i harroj ndjenjat që i kisha herën e parë. Isha e frikësuar se Islami mund t’i kishte të gjitha përgjigjet e pyetjeve të mia dhe u u ndjeva e qetë dhe e shpëtuar kur e ndjeva thirrjen (ezanin) për namaz.
E lashë atë ditë me një kopje të kuptimeve të Kur’anit të Shenjtë dhe fillova ta lexoj atë çdo mbrëmje, duke mos mundur ta lëshoja. Zemra ime ngritej dhe mendja më lehtësohej.
Kishte vend për Islamin në jetën time dhe jetë për mua në Islam. Mësova të falem dhe disa muaj më vonë, më 29 shtator 2001, e thashë Shehadetin, deklaratën e besimit.
Jeta ime kishte ndryshuar, e udhëzuar në Islam përmes Mirësisë dhe Mëshirës së Allahut. Sot, shikoj prapa jetën time dhe mund të them me tërë atë që jam, se Allahu na jep diturinë neve kur ne jemi të gatshëm ta pranojmë atë. Ne duhet të përpiqemi secili dhe çdo ditë ta marrim atë.

Përktheu: Fexhrie Kaçiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit