4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

‘Më 29 prill varroset ideja e ndryshimit të kufijve’

Më të lexuarat

Kancelarja gjermane ka thirrur një samit të Ballkanit në Berlin. Diskutimet për mundësinë e ndryshimit të kufijve duhet të ‘varrosen’ aty

Nga Adelheid Woelfl, Der Standard

Ajo i fton, ata vijnë të gjithë. Më 29 prill, në Berlin do të mbahet një samit i Ballkanit Perëndimor me iniciativën e kancelares Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Të ftuar janë të gjithë kryetarët e shteteve në rajon dhe kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë si dhe presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi.

Sipas diplomatëve, qëllimi i takimit në Berlin është që të ‘varroset plani për shkëmbim territoresh’. Ideja ishte që të shkëmbeheshin zonat në veri të Kosovës dhe Serbisë jugore sipas kritereve etnike. Koncepti u mbështet nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, Komisioneri i BE, Johannes Hahn, Këshilltari i Sigurisë në SHBA, John Bolton, Austria dhe Hungaria, edhe pse është diametralisht i kundër me politikën e Perëndimit ndaj Ballkanit Perëndimor deri më sot.

Merkel e ka kundërshtuar prerë. Kancelarja pritet të propozojë që veriu i Kosovës të marrë një status të veçantë- edhe kjo e ankoruar tek ideja e federatës së komunave serbe, e miratuar nga të dy palët në Marrëveshjen e Brukselit 2013, por që nuk është zbatuar akoma. Edhe një mbështetës i deklaruar i shkëmbimit territorial siç është këshilltari politik, Ivan Krastev, tani thotë: “Përshtypja ime është se negociatat e kanë humbur vrullin. Në këtë kuptim, nuk do ketë shkëmbim territoresh”.

Ideja e shkëmbimit territorial ka krijuar frikë të fortë sidomos në mesin e serbëve në jug të Kosovës, që druhen nga ndonjë zhvendosje masive. Ndërkohë, sipas diplomatëve, edhe SHBA nuk e ka pranuar kërkesën sepse e pohojnë se ajo do të shoqërohet me vështirësi ligjore dhe të sigurisë, ndërsa zbatimi i saj është i diskutueshëm.

Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë kthyer mendueshëm nga Europa për në Uashington, thuhet. Pyjet dhe livadhet edhe mund të shkëmbehen, por jo vendet ku jetojnë njerëz. Sidoqoftë, në Berlin theksohet se është më e rëndësishme që të ketë një marrëveshje të mirë mes Serbisë dhe Kosovës sesa një marrëveshje të shpejtë.

Edhe Franca ndan mendimin që në Ballkan duhet të ketë përparësi linja e sundimit të ligjit. Qëllimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është të normalizojë marrëdhëniet mes dy vendeve në kontekstin e afrimit me BE-në. Vuçiç megjithatë kërkonte diçka në këmbim të njohjes së Kosovës nga Serbia dhe u mbështet nga disa europianë, gjë që përfundimisht në konceptin e ‘territorit kundër statusit’.

Takimi në Berlin po ashtu do të dërgojë një sinjal të qartë për Mogherinin, e cila mbështet ndryshimin e kufijve. Deputeti i gjelbër gjerman, Manuel Sarazzin, thotë: “Kufijtë e Ballkanit janë të pacenueshëm. Edhe vendimi i fundit kundër kriminelit të luftës, Radovan Karaxhiç na ka kujtuar me dhimbje se çfarë ndodh kur politikanët ndjekin qëllimet e territoreve të pastra etnike. Kjo ide është një tallje për viktimat e luftës dhe e rrezikshme për paqen në Europë”.

Diplomati austriak, Albert Rohan, që ka qenë hartuar i planit Ahtisaari, që përbën bazën e Kushtetutës së Kosovës, thotë: “Ne supozuam se njerëzit në Ballkan në shekullin e 21-të do të kapërcejnë të menduarit fisnor mesjetar dhe do jenë në gjendje të jetojnë në shoqëri multietnike”. Ndoshta ka të bëjë më shumë me faktin se tani ka një administratë të re amerikane, që ka marrë në konsiderate shkëmbimin e territoreve. Nëse plani i Ahtisaarit do të shkatërrohet, do të vihen në pikëpyetje kuadri i përgjithshëm dhe të drejtat e pakicave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit