1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Më 15 qershor mbyllet zyra e MUP-it në veri

Më të lexuarat

Mbyllja e Zyrës së MUP-it të Serbisë dhe ndërprerja e pranimit të lëndëve të reja në gjyqësi në veri të Kosovës janë dy kushtet për të cilat Serbia është obliguar dhe të cilat duhet të nisë t’i zbatojë në terren para 28 qershorit, kur vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të vendosin për datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në Union.

Siç ka mësuar gazeta “Blic”, zyrat e MUP-it të Serbisë në Kosovë, sipas një pjese të marrëveshjes për zbatim, duhet të mbyllen deri më 15 qershor.

Mirëpo, ekipet e Prishtinës dhe Beogradit ende nuk kanë arritur marrëveshje rreth pjesëtarëve të MUP-it të Serbisë dhe punësimit të tyre në të ardhmen, sepse marrëveshja e Brukselit dhe pjesa që ka të bëjë me policinë në planin e zbatimit janë në kolizion (nuk përputhen) sipas të parës, pjesëtarët e MUP-it do të pranohen, kurse sipas të dytës do të pranohen sipas mundësive. Kjo praktikisht do të thotë se me gjasë jo të gjithë pjesëtarët e MUP-it serb do të punësohen në Policinë e Kosovës, transmeton “Epoka e re”.

Po ashtu, Prishtina insiston që punësimi i policëve të bëhet në bazë të konkursit, kurse Beogradi në atë që menjëherë të merren në stacionet e policisë në veri.

Ndërkaq, sa i përket gjyqësorit, gjykata në veri të Kosovës nuk duhet t’i pranojnë lëndët e reja pas 15 qershorit.
Telekomunikacioni është temë e bisedimeve që nuk po ecën edhe aq lehtë, por nuk është kusht që zbatimi i saj në terren të jetë i domosdoshëm deri në ditën kur vendoset për datën. Mirëpo, pritet arritje e marrëveshjes.

Sipas gazetës, marrëveshja më e mundshme është pasi që Kosova nuk mundet ta marrë numrin hyrës, sepse nuk është anëtare e rrjetit botëror, dhe as anëtare e OKB-së-Serbia do ta marrë numrin të cilin përkohësisht do t’ia japë Kosovës në shfrytëzim.

Në shkëmbim të saj, Prishtina duhet ta lejojë operatorin serb në lidhje direkte me të tjerët në Kosovë dhe që ta ketë statusin e thirrjeve lokale, por jo edhe roaming.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit