17.9 C
Pristina
Tuesday, June 25, 2024

Me 11 vota pro dhe 10 kundër, Rex Tillerson miratohet Sekretar amerikan i Shtetit

Më të lexuarat

Komiteti i Senatit amerikan ka miratuar Rex Tillersonin Sekretar amerikan të Shtetit. 11 republikanë në senat votuan pro, ndërkohë që 10 demokratë votuan kundër miratimit të tij.

Demokratët ngritën shqetësimin e tyre lidhur me pikëpamjet e Tillerson për Rusinë e mbi të Drejtat e Njeriut. Mes tyre edhe senatori i Floridas, Marco Rubio, i cili pavarësisht këtyre dyshimeve, njoftoi të hënën se do të mbështesë kandidaturën.

Nëse Rubio do të kishte votuar kundër, kandidatura e Tillerson do të pësonte ngërç.

Megjithatë, thuhet se ky votim nuk është përfundimtar. Ai vetëm sa e ka çuar Tillerson drejt votimit nga senati i plotë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit