-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Më 1 tetor hiqet barrikada mbi lumin Ibër

Më të lexuarat

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë, në një intervistë për Deutsche Welle, se barrikadat mbi lumin Ibër, apo i ashtuquajturi Park i Paqes do të largohet me një tetor.
“Tashmë kemi rënë dakord që barrikada e njohur si ‘parku i paqes’, të hiqet më një tetor të këtij viti”.

“Ndërsa revitalizimi si një projekt i BE-së do të fillojë menjëherë pas heqjes së barrikadës dhe do të zgjasë gjashtë muaj”.
Tahiri tha se përkundër akordimit për Parkun e Paqes, dallime vazhdojnë të mbeten kur bëhet fjalë për disa çështje tjera.
“Ende ka dallime në qëndrimet lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
 
Sa i përket kodit telefonik, sipas Ministres, gjithçka është e kryer.

“Çështja e kodit telefonik të Kosovës tashmë është një marrëveshje e arritur dhe arsyeja se pse nuk është shpallur si e tillë është që ne jemi pajtuar që të arrihet marrëveshje në katër fushat që kanë qenë në tryezën e bisedimeve”.

“Pra marrëveshja për telekom është arritur dhe Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik ndërkombëtar +383, dhe këtë kod do t’ia ndajë organizata ndërkombëtare për telekomunikacionin ITU”.
“Në emër të Kosovës do të aplikojë Austria, ndërsa Kosova do të jetë administruese e kodit të saj”. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit