3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

MD: Do ta konfiskojmë pasurinë e paligjshme!

Më të lexuarat

Në lidhje me deklaratën e disa prej anëtare të grupit punues për Projektligjin për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, Ministria e Drejtësisë ka reaguar duke thënë se ky Projektligj është hartuar duke u bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, në pajtim të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, si dhe me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe duke marr parasysh të gjitha komentet dhe rekomandimet e secilit anëtar të grupit punues dhe ekspertëve të angazhuar për këtë projektligj.

Në kumtesë thuhet se MD-ja duke qenë e përkushtuar për konsultimin e të gjithë akterëve kyç që merren me fushën e luftimit të korrupsionit, përveç institucioneve si Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Këshillit Gjyqësor, Policisë së Kosovës, Agjencionit Kundër Korrupsion, EULEX-it, Ambasada Amerikane etj., në kuadër të grupit punues ka përfshirë edhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile gjegjësisht, përfaqësuesit nga KDI, KMLDNJ dhe Lëvizja Fol.

“Anëtarëve të grupit i janë shpërndarë të gjitha raportet e ekspertëve dhe analizat për këtë projektligj. Për të marr mendimin e të gjitha palëve të interesuara, përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë marr pjesë në konferencat apo takimet e organizuara nga organizatat e shoqërisë civile e që kishin për qëllim diskutimin e legjislacionit për konfiskimin e pasurisë”, thuhet në kumtesën e MD-së.

“Për hir të së vërtetës duhet informuar anëtarët e grupit punues nga KMLDNJ, KDI dhe Lëvizja Fol, që Ministria e Drejtësisë nuk ka shkelur afatet e dërgimit të projektligjit në Kuvend, pasi që me Programin e Punës së Kuvendit të Kosovës të miratuar nga Kuvendi me 15 Shkurt 2012, është përfshirë edhe ky projektligj në numrin rendor 96 dhe përcaktohet që afati i dërgimit nga Qeveria, është muaji Qershor 2012”, thuhet në kumtesë.

Sipas MD-së, me këtë projektligj mundësohet konfiskimi i pasurisë për personat e dënuar jo vetëm për pasurinë e fituar nga vepra penale për të cilën është dënuar por edhe konfiskimi i të gjitha pasurive tjera të fituara gjatë periudhës së veprës penale për të cilën shpallë fajtor dhe nuk mund të dëshmojë se i ka fituar në mënyrë të ligjshme, e që ato pasuri i ka fituar përmes sjelljeve të ndryshme kriminale.

Ndryshe, të enjten një grup i organizatave jo qeveritare janë tërhequr nga Grupi punues për Ligjin për Konfiskimin e pasurisë , pasi sipas tyre, Ministria e Drejtësisë ka injoruar qëndrimet e shoqërisë civile.

Në kumtesë thuhet se organizatat që përbëjnë Forumin Këshillues të OJQ-ve për pakon Ligjore Kundër-korrupsion kanë qenë pjesë e grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë për Ligjin për Konfiskimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, vetëm formalisht.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit