13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

McGregor publikon fotografi familjare: Puna më e mirë në botë është kujdesi për familjen

Më të lexuarat

Conor McGregor ka qenë kryetemë e mediave në ditët e fundit, pas sulmit që i bëri autobusit që bartte yjet e MMA para evenimentit ‘UFC 223’ në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut.

Sjelljet e ti të dhunshme shkaktuan lëndimin e dy luftëtarëve të UFC-së, ndërsa 29-vjeçari u arrestua nën akuzat për sulm dhe sjellje kriminale.

Irlandezi i famshëm më pas u lirua me kaucion në vlerë prej 50.000 dollarësh, ndërsa do të rishfaqet në gjykatë më 14 qershor.

Që nga ajo ngjarje, McGregor ka qëndruar i tërhequr nga syri publik, ndërsa komunikimi i vetëm ka qenë përmes rrjeteve sociale.

Ai ka publikuar në Instagram fotografi të familjes së tij që i ka shoqëruar edhe me mesazhe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit