McDonald’s mendon se punëtorët e tij nuk duhet të hanë ushqimin që ata vet e shërbejnë. Gjigandi i ushqimit të shpejtë këshillon punëtorët të shmangin ushqimet e skuqura, hamburgerat me mish dhe të zgjedhin si alternativë sallatë ose sandwich.
Këshilla është publikuar në faqen e punësimit online McResource Line i cili u thotë punonjësve të shesin gjëra dhe të bëjnë edhe një punë të dytë sa kanë mundësi.
Këshilla është dhënë me grafik që tregojnë një zgjedhje jo të shëndetshme dhe një zgjedhje të shëndetshme. Ushqimi i McDonald’s është në kolonën e zgjedhjes jo të shëndetshme.
Mesazhi sensibilizues u thotë punëtorëve të McDonald’s të kufizojnë konsumimin e djathit dhe majonezës përbërës shumë të shijshëm dhe që përdoren shumë në punën e tyre të përditshme.
Shumë kompani i detyrojnë punonjësit të mos ushqehen shëndetshëm dhe të konsumojnë ushqim të shpejtë kjo pasi ata nuk u lëne kohë dhe mundësi për të zgjedhur diçka tjetër.