1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbyti foshnjën dhe e varrosi në oborr, 1 vit burg për nënën

Më të lexuarat

Dënohet me 1 vit burg 30-vjeçja që mbyti foshnjën, duke e varrosur më pas në oborrin e shtëpisë. Gjykata e Krujës dha sot vendimin për të pandehurën Eriona Sirika, banuese ne në fshatin Borizanë të Krujës.
 
Ngjarja ndodhi në shtatorin e vitit të shkuar, kur i dashuri i saj, baba i 5 fëmijëve i mohoi të merrte përsipër atësinë e foshnjës qe priste 30-vjeçja. Foshnja u zbulua pas 48 orësh nga krimi rrëqethës, i varrosur në oborrin e shtëpisë së Eriona Sirikës, njoftojnë medie nga Tirana.
 
Ishte vetë e reja që tregoi se çfarë kishte ndodhur me foshnjën, duke pranuar se e kreu aktin makabër pasi nuk kishte shpresë për martesë me të atin e të ndjerit.
 
30-vjeçja pretendonte se i ati i foshnjës ishte 44-vjeçi F.D. i martuar, baba i 5 fëmijëve nga Thumana, mik i familjes Sirika.
 
E reja dëshmoi në polici se kishte një lidhje të fshehur prej 1 vit e gjysme me 44-vjeçin. Pas mohimit nga ana e këtij të fundit, Eriona Sirika u ndje e detyruar që pas lindjes në kushte shtëpie t’i jepte fund jetës së foshnjës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit