2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbyllen gjashtë bastore-kazino tek “Banesat e Arabëve”, në Prishtinë

Më të lexuarat

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, (ATK), Doganat e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, në kuadër të aksionit për kontrollimin e objekteve që e ushtrojnë veprimtarinë e lojërave të fatit, sot ka mbyllur gjashtë bastore – kazino që ndodhen në lagjen “Kalabria”, tek “Banesat e Arabëve” 
Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
“Ky veprim është ndërmarrë pasi që veprimtari​a​ e kazinove – bastoreve është e kundërligjshme në këto lokacione, sipas ligjit për lojërat e fatit”.
“Njëkohësisht, janë evidentuar edhe raste kur pronarë të këtyre bastoreve – kazinove kanë tentuar ta largojnë shenjat zyrtare më të cilat u është ndaluar kjo veprimtari. Ndaj të njëjtëve, është proceduar fletëparaqitja në gjykatë, si vepër penale”.
“Komuna e Prishtinës njofton opinionin se aksione të tilla do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, deri në zbatimin e përpiktë të ligjit, ndërsa, njëkohësisht, janë duke u vëzhguar të gjitha bastoret – kazinot e mbyllura deri më tani”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Emërtimi “Banesat e Arabëve”, i referohet ndërtuesit, kompanisë së ndërtimeve Hawai, e cila për herë të parë ka filluar ndërtimet banesore në këtë lagje, ndryshe pjesa e epërme elagjes Kalabria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit