-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Mburoja e Eufratit”, goditen dhjetëra pozicione të DEASH-it në Siri

Më të lexuarat

Forcat e Armatosura Turke kanë goditur 80 pozicione të organizatës terroriste DEASH

Forcat e Armatosura Turke në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” godasin 80 pozicione të organizatës terroriste DEASH në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informimit të bërë nga Forcat e Armatosura të Turqisë, mësohet se vazhdon në ditën e 71-të operacioni “Mburoja e Eufratit” i cili ka nisur më 14 gusht me qëllim rritjen e sigurisë kufitare duke zmbrapsur rrezikun që organizatat terroriste kryesisht DEASH krijojnë si dhe për të dhënë mbështetje ndaj forcave të koalicionit në veri të Sirisë.

Gjithashtu mësohet se elementët e organizatës terroriste DEASH duke përfituar nga kushtet e këqija të motit në rajonin Mare dhe si rezultat i një sulmi në shkallë të gjerë kanë marrë përsëri nën kontroll rajonet Ak Burhan, Vash, Baruzah, Al Gharz, Tlatinah, Tiltanah dhe Jabal Hhirbat al Kanisah të cilat ndodhen në pjesën jugore të Aktarin, që ndodheshin nën kontrollin e opozitarëve. Në rajon vazhdojnë ende konfliktet mes opozitarëve dhe elementëve të organizatës terroriste DEASH.

Ndërsa si pasojë e konflikteve kanë rënë dëshmorë 3 opozitarë dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Forcat e Armatosura Turke ditën e djeshme kanë goditur 80 pozicione të organizatës terroriste DEASH. Njësitë e asgjësimit dhe përcaktimit të lëndëve plasëse që ofrojnë mbështetje për opozitarët kanë neutralizuar 33 mina dhe 1.379 lëndë shpërthyese artizanale.

Që nga 24 gushti e deri tani opozitarët vazhdojnë të mbajnë nën kontroll një territor afërsisht prej 1.310 km katrorë me 163 vendbanime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit