I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë “Mbuloni enët tuaja dhe vini tapa në shishe, sepse gjatë vitit është një natë kur lëshohen sëmundjet ngjitëse dhe ndalen në çdo enë të pambuluar.” Këtë hadith e shënon Muslimi.
Mjekësia moderne ka vërtetuar se Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të, konsiderohet i pari që vendosi rregullat për mbrojtjen e shëndetit me paralajmërimin nga sëmundjet epidemike dhe ato të stomakut. Është vërtetuar se sëmundjet e stomakut lëshohen në sezone të caktuara gjatë vitit, madje disa prej tyre shfaqen në çdo numër të caktuar vitesh. Deri më sot nuk ka shpjegime lidhur me këtë si dhe nuk dihen shkaqet. Prej shembujve të kësaj përmendim fruthin dhe poliomielitin që shpeshtohen në shtator dhe tetor. Tifoja përhapet gjatë verës, ndërsa kolera merr një cikël çdo shtatë vjet, lia çdo tre vjet. Kjo na shpjegon mrekullinë shkencore në fjalët e Profetit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i cili thotë: “sepse gjatë vitit është një natë kur lëshohen sëmundjet ngjitëse”, respektivisht sëmundje sezonale, që kanë kohë të caktuara./klubikulturor/kohaislame