Flokët e mendjelehtësisë
Koha që mbahet mend, është periudha e filmave historikë rreth historisë së Britanisë, ku kur shihej në to një grua e mbuluar me shami ishte gjë mjaft normale. Nëse surfojmë në internet, mund të fillojmë të besojmë se shamia (mbulesa, velloja) fillon dhe përfundon me Islamin, ose se është një pjesë përbërëse e fustanit të martesës. اështja e ndalesës për të mbajtur shami në Francë shërbeu vetëm për të treguar se sa shumë ajo është e bazuar në reagimin emocional, aq të thellë sa që ka një të kaluar në të. Një keqinterpretim tjetër është se shkaku që kryetari i Francës Jacques Chirac i ndaloi të gjitha simbolet religjioze, është se ai është një njeri i dëshpruar që përpiqet të shtyp valën e pakontrolluar në rritje të anti-semitizmit në Francë. Hebrenjët lokalë të Lindjes së Mesme janë të të njëjtës racë semite si ata që ndjehen superiorë ndaj palestinezëve (edhe muslimanë edhe krishterë)!. Si të tilla, sulmet në rritje kundër hebrenjëve anembanë Evropës, në Britani, Gjermani, Itali, Belgjikë, etj., janë të disejnuara të kthehen kundër muslimanëve. Kjo simbolizon se sa larg duhet të shkojë humaniteti para se të bëhet humane, ku burrat, gratë dhe fëmijët kanë dalë nëpër rrugë në shekullin XXI për të marshuar për të drejtat e tyre individuale.
E drejta për të votuar, dikur luftoi për të drejtat e gruas, që vetëm e burgosën gruan në robëri të bukurisë së trupit, kundër diktateve të Evropës krishtëre që burgosi gruan përjetë ndaj lakmive të mendjes dhe trupit, kur Islami i ka dhënë gruas muslimane të drejtat e saja.
Ky rregull (diktat) rrjedh nga bibla krishtere, në 1 e Korintasve:
”Më imitoni mua, ashtu si unë jam imitues i Krishtit. Dhe unë po ju lavdëroj, vëllezër, që më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç ua kam transmetuar. Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. اdo burrë, kur lutet ose profetizon kokëmbuluar, turpëron kryet e tij. Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. Sepse burri nuk duhet të mbulojë kryet, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, kurse gruaja është lavdia e burrit, sepse burri nuk është nga gruaja, por gruaja nga burri, edhe sepse burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin”.
Një sqarim i mëtejshëm është dhënë në 1 e Timoteut 2:
“Për të cilin unë u vura predikues dhe apostull (them të vërtetën në Krisht, nuk gënjej), mësues i johebrenjve në besim dhe në të vërtetë. Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke ngritur duar të pastra, pa mëri dhe pa grindje. Në mënyrë të njëjtë dua që edhe gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta, po me vepra të mira, si u ka hije grave që i kushtohen perëndishmëri. Gruaja le të mësojë në heshtje dhe me çdo nënshtrim. Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje”.
Kështu, në rregullat e hershme të krishterizmit është shkruar se gruaja duhet të mbulohet me shami. Jo shumë larg në të kaluarën, shamia është përdorë për ta shtypur gruan në krishterizëm. Teologu i parë Latin i shekullit II dhe III, Quinus Septimus Florens Tertullianus me entuziazëm ka shkruar për shaminë e gruas:
”Për atë praktikë që kundërshtojnë virgjinet përderisa i shfaq ato, asnjëherë nuk do të ishte miratuar pa asnjë përjashtim nga disa burra të cilët duhet të kenë qenë të ngjashëm në karakter me vetë virgjinet. Sytë e tilla do të dëshironin që virgjinja të shihet si një virgjine e cila dëshirontë të shihet ashtu. Të njëjtat sy në mënyrë reciproke janë përplot epsh për njëri-tjetrin. Të shikuarit dhe të qenurit, i takojnë epshit të njëjtë…
Çështja që është lënë të zgjedhet, për secilën virgjine të mbulohet me shami, siç do të kishte zgjedhur, njëjtë sikur (ajo të kishte liri të barabartë)… Por kur fuqia e diskriminimit filloi të përparojë, leja e fituar për cilëndo modë ishte duke u bërë mjet, ku shenja e pjesës së mirë u paraqit; përnjëherë sfiduesi i madh i gjërave të mira dhe të shumë institucioneve të mira iu kthyen punës së tyre…
Çdo ekspozim publik të një virgjine të ndershmë është (për të) një vuajtje nga përdhunimi; në të njëjtën kohë vuajtja nga përdhunimi është më pak e keqe, për shkak se vjen nga një mënyrë natyrore. Por kur vetë shpirti i një virgjineje dhunohet nga abstraktja e mbulimit të saj, ajo ka mësuar të humbë atë që ka mësuar ta mbajë…”
Këndvështrimi perëndimor patriarkal për gruan mund të përputhet me shkrimet e Tertullianusit:
“Nuk është e lejuar që gruaja të flet në kishë; por poashtu (nuk i lejohet saj), të ligjerojë, as të baptizojë, e as të udhëheqë.
Kështu që na mbetet neve t’ju kthehemi (virgjineve), t’i përfshijmë ato të pranojnë këto (sugjerime) me sa më shumë vullnet…Por ne ju paralajmërojmë edhe juve poashtu, gra të (shkallës së) modestisë së dytë, të cilat keni ra në martesë, të mos ta rrisni disiplinën e vellos, madje edhe as për një moment të orës, për shkak se, ju nuk mund ta refuzoni atë, as të merrni mjete tjera për ta anuluar atë, duke shkuar as të mbuluara e as të zbuluara…. Femrat e pakonvertuara (në besim në zotin e biblës) nga Arabia do të jenë gjykueset e juaja, të cilat nuk mbulojnë vetëm kokën, por edhe fytyrën, aq shumë sa që ata janë të kënaqura, me një sy të lirë, për t’ju gëzuar ose gjysmës së dritës, ose ta prostituojnë tërë fytyrëm. Një femër më mirë të sheh se sa të shihet”.
E mbështjellur në percepcionin perëndimor të gruas si “Rënia e Havës”, që ka formuar normat shoqërore perëndimore nëpër shekuj. Dijetari krishter Leland Haines thotë: “Ishin vetëm të pasurit ata që kanë hulumtuar ndjenjën e tyre të seksualitetit jashtë rregullave shoqërore. Mos mbajtja e shamisë implikon liri nga nënshtrimi ndaj burrit (Haine fq. 3)
Epoka mesjetare
Gratë e ndershme e kanë mbuluar kokën me shamia dhe vello, sidomos pasi kisha lëshoi një urdhër që gratë duhet të mbajnë flokët e tyre të mbuluara.
Frustrimi i shumë grave të Perëndimit ndaj gjinisë mund t’i atribuohet kishës, siç i kundërshtohet krishterizmit dhe këndvështrimit të përgjithshëm të gruas në shoqëri. Gjatë kësaj periudhe, gratë e ndershme, të vetmet ose të ndara nga burri kishin të drejtë të posedojnë pronë, një e drejtë që është humbur kur ato janë martuar. Gratë kanë mundur të bëjnë tregti, të ruajnë të holla dhe ishin përgjegjëse para ligjit deri atëherë. Nën “Ligjin Salik” francez në shekullin VI dhe VII, gratë kanë mundur të trashëgojnë tokë, përderisa nuk ka pasur ndonjë të afërm burrë. Kjo ishte një kombinim i teologjive të Aristotelit dhe Augustinit që ka kulminuar në ato të Toma Akuinit, kreut të kishës Angleze, që fuqishëm kanë vendosur në këtë periudhë besimin se roli i gruas ka qenë vetëm për martesë, lindje dhe rritje të fëmijëve. اdo ndjekje intelektuale ishte privilegj i burrave. Gratë kanë qenë inferiore dhe shkak i të këqijave. Kjo rriti rrjedhën e grave që të bëhen murgesha, ku ato do të kishin njëfarë shkalle të kontrollit mbi jetën e tyre. (usm, fq.1,2).
Periudha Elizabetiane
Shamia (rrjetë) që u paraqit gjatë periudhës Tudoriane, u bë një mllef për udhëheqësen e veshjes ditore, Mbretëreshën Elizabeta. Të mbledhura ose të lëshuara, shamitë i kanë mbajtur flokët të mbledhura dhe të pastra. Ato edhe sot janë mjaft të famshme.
Periudha Viktoriane
Shpesh e konsideruar si periudha më shtypëse ndaj gruas në historinë Perëndimore, periudha e shekullit XIX ishte periudha kur flokët filluan të mbahen të lëshuara pas shpine, me nyje, bisht, kurdela dhe të gjitha stilet e ‘qendisjes’ së flokëve. Revolucioni bujqësor ofroi më shumë ushqim se sa më herët, ndërsa revolucioni industrial ofroi punësime të reja, qytete të reja, shoqëri të reja, si dhe komoditete të shumta. Prezentimi i fustanit martesor nga Mbretëresha Viktoria i dha një jetë të re vellos. Ajo vendosi një trend që është bërë ëndërr për shumë vajza.
Shekulli XIX
Me renovime të mëdha që ndodhnin në Paris, mjekët fuqishëm rekomandonin që gratë të mbajnë kapela-shami për ta mbrojtur veten nga pluhuri dhe nga sëmundjet (infektimet) nga ajri. Në fjalë, ishte aq moderne sa që gratë e shihnin vellon si një simbol i klasit të lartë dhe respektit. Historiani i artit Dr Marni Kessler, si mashkull, mbante këndvështrime kundërshtuese për këtë çështje, por ka theksuar se velloja ofronte një barrierë ndërmjet gruas dhe qytetit. “Ajo nuk ishte e verbuar nga velloja, por ajo e mbante atë mbrapa, e mbronte dhe e ruante atë nga jeta moderne”. (Barker, fq.1).
Për këtë shkak, gratë vareshin nga burrat, si dhe nga pronat e burrit, pa të drejta të pronës së saj, siç është e bashkangjitur në mësimet krishtere.
A është kjo e ngjitur dikund në memorien e tyre çdoherë që ata e shohin ndonjë grua muslimane? A nuk mund të shihet se, ndryshe nga mësimet krishtere, shamia në Islam nuk është rreth nënshtrimit ndaj burrit, por rreth mos-nënshtrimit ndaj trupit. A nuk mund të shihet se të drejtat e gruas në Islam janë të shkruara në Islam dhe nuk janë të ndikuara nga askund?
Gratë e Perëndimit ishin të shmangura nga çdo lloj i të drejtës deri në shekullin XIX. Ajo e kaluar ishte duke u thyer me përparimin e industrializimit, që respekton vetëm profitet, e jo të drejtat. Nëpërmjet automjetit të lëvizjes për fitimin e të drejtave të gruas, gratë u liruan nga një formë e robërisë dhe hynë në një robëri të trupit. Duke besuar se janë të lira, gratë Perëndimore nuk ishin të varura më nga burri. Ndryshimet e shpejta, për disa ishin shumë. U paraqit kisha e lirë, një pjesë e të cilës është grupi krishter Amishët, që e ndanë veten nga bota të cilën nuk e pranonin dhe pasuan rregullat e ashpra kundër involvimit ushtarak; madje anëtarët më të vjetër janë edhe kundër përdorimit të rrymës elektrike. Shamia ishte pjesë e veshjes së përditshme të gruas së Amishit (Headcoverings, fq.1) dhe disa komunitete edhe më tej i mbahen atyre traditave.
Dehumanizimi: Çoroditja pas flokëve
Për shumë gra sot, flokët janë bërë shumë të rëndësishme; esenca e feminitetit është shoqëruar me flokët. Por, në Perëndim, deri në shekullin XX rregullimi i flokëve ishte e kufizuar vetëm për përkatësit (përkatëset) e klasit të lartë. Asnjëherë nuk mendojmë se sa shumë i ndotim (helmojmë) flokët tona me kimikaliet e shumta që gjenden në shamponat dhe zbutësit modernë. Në përgjithësi, në çfarëdo tradite qoftë, flokët rregullohen dhe stilizohen së bashku me rrojen, prerjen dhe mbështjelljen – me përjashtim të atyre ku çdo lëvizje (strategji) ishte përdorë për të tërhequr mashkullin, për shkak se flokët e gjata provokojnë më shumë. Ndryshe, lëshimi i flokëve pas shpine konsideroheshte si jo-higjienike dhe jo-praktike.
Për të treguar se sa të preokupuar jemi bërë, tregon një anketë nga Yankelovich Partners e zhvilluar në vitin 2001, që tregon se 69 për qind të amerikanëve kanë thënë se veshja, flokët dhe makiazhi ishin faktorët më të rëndësishëm dhe vendimtar për të vendosur nëse personi do të pranohet në punë, 67 për qind kanë thënë se paraqitja e një personi ndikon nëse ai do të fiton ndonjë sfidë të re, përgjegjësi apo gjasë. A mund të besoni se 78 për qind e amerikanëve thonë se veshja, flokët dhe makiazhi ndikojnë në aftësinë e personit për ta kryer punën? Sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë se ata ishin sponzoruar nga Asociacioni Kozmetik, Tualetik dhe Parfemik (amerikan) për të zhvilluar anketën! (womenwork.org, fq.1).
Ata që marrin rastet për të sulmuar Islamin nëpërmjet çështjes se gruas, ose përdorin gruan muslimane për të shkarkuar atë që edhe më tej gjendet e ngjitur në psikën e tyre nga e kaluara e shtypjes, e kanë shoqëruar shaminë Islame si një mjet i shovinizmit mashkullor nën pretekst të “Fundamentalizmit Islamik”. Mirëpo, ata nuk kanë ndonjë alternativë praktike për ta vendosur në vend të saj! Ata përdorin lojën e vjetër të “etiketimit” në kishë. “Teknika e etiketimit përdoret për të diskredituar një person që kundërshton besimet e një personi religjioz. Etiketimi përpiqet të dehumanizon personat, në mënyrë që kundërshtimi i tyre dhe i opinioneve të tyre të jetë më i lehtë. Duke zgjedhur që të mos i drejtohet ndonjë personi që ka dyshim në fenë toksike në mënyrë individuale, personi religjioz vendos një etiketë të zbrazët negative në të gjithë ata që nuk pajtohen me shprehitë personale të tij ose të saj. Në vend se të thuhet se personi ka bërë një gjë negative ose ka një qëndrim negativ, personi religjioz thotë se ekzistojnë “armiq”, “tradhëtarë” ose “keqbërës” që do ta shkatërrojnë organizatën. Etiketimi bëhet një pikë mbledhjeje nën të cilën pasuesit tjerë mund të veprojnë për të heshtur revoltën”! (spiritualbase, fq.1). Për këtë shkak, si të tilla, ankesat e mbledhjeve janë bërë dhe ne ngrisim zërat tonë, pyetja është jo nëse, por kur do të arrihet suksesi të mposhtet gruaja muslimane? Në fund të fundit, ideja (plani) është që të bëhet gruaja muslimane të ndjehet si e prapambetur, dhe kështu ta bëjnë atë të reagojë emocionalisht rreth asaj që po ndodh dhe pa vetëdije të humë të gjithë atë që përkrah bazat dhe mirëqenien e shoqërisë muslimane-familjen. Tregimi i Rapunzelit ishte tërheqës vetëm për disa, për shkak të gjatësisë së flokëve, nëpërmjet të cilave kalorësi në veshje të ndritshme është ngjitur drejt zemrës së saj. Njerëzit janë bërë të ndjehen inferiorë për shkak të flokëve:
”Ne edhe më tej jemi të robëruar në mendimet tona.
Shoqëria na ka formuar në të folurit.
Kam problem me fjalën shkumë, për shkak se ajo nuk shoqërohet me identitetin tonë të vërtetë si të lumtur.
Pse duhet të kem kimikalie në flokë?
Nuk dua të pajtohem me asnjë standard të tyre.
Ata janë ata që imponojnë ndjenjat e tyre të shtypura tek të rinjët e pashtypur.
Të cilët janë duke mësuar të dojnë vetveten brenda dhe jashtë.
Të rinjë të cilët vetëm dëshirojnë të përputhen në kompletin e standardeve të bukurisë, pa dyshim.
Ne si njerëz duhet të bashkohemi në këtë.
Shumica janë duke jetuar në lumturi për shkak se injoranca është kënaqësi.
Ata nuk e dinë se nëse thuhet “flokë të mira” është degraduese si përdorimi i shkronjës N, si një term i kënaqësisë.
Duke ndryshuar mendimet tona, ne jo vetëm që mund të dalim nga errësira mentalisht, por mund të dalim nga represioni!” (nappyhair. com)
Shumica distancohen nga të tjerët për shkak të humbjes së flokëve gjatë sëmundjeve. Një adoleshente ka shkruar:
Flokët e saja. Flokët e saja ishin si një oqean me rrudha dhe rrudha dhe valë. Kishte vija të kuqe, në flokët e gjata të saja ngjyre kafe; sytë e saj ishin smaragd, lëkura e saj bronzë ari. Ajo është shoqja ime më e mirë. Do të bëja çmos t’i kem flokët e saja – mënyra se si lëshohen në shpinën e saj, si një kornizë prej ari në një fotografi të bukur. “اka është hemo (terapia)?” pyeta, përderisa nëna më tërhoqi anash. Shpresoj se ajo nuk do të vdesë. Shpresoj se ajo sërish mund t’i ketë flokët e saja. Por; ajo nuk mund, ato i ranë. Ajo e kishtë sëmundjen e Hodgkinsit dhe ajo i humbi flokët e saja. E shihja atë të shtrirë në spital me disa gypa të dhimbshme të ngjitura në gjoksin e saj, me disa maqina ngjyrë hiri të ngjitura për të – pa flokë. Ishtë rëndë të shihet. Të shihet ajo duke vuajtur aq keq, më bëri edhe mua të vuaj, më lëndoi, kështu që i preva flokët. Nga Ashley Nestor, New City, NY” (Ashley, teenink. com).
Çmimi i lartë i seksploatimit
Jemi në refuzim, mendoj, deri në atë shkallë që floka ka ndikim vendimtar në atë se kush jemi, jo për shkak të asaj se çka bën floka aktualisht, por për disa domethënie më të thella. Ajo ka një ndikim alogjik në qeniet njerëzore që mund ta bëjë dikë të dojë, urrejë, pëlqejë ose refuzojë dhe pa asnjë shkak. اdo karakteristikë fizike në trupin e gruas duhet të ketë një apel vizuel që disa gra jo-perëndimore përpiqen të imitojnë. Ai apel vizuel është paketuar si seks; seksi si komoditet. Gratë e bukura janë bërë vizuelisht të afta për të shitur të pashiturën. Seksploatimi i fton burrat të posedojnë me sytë e tyre atë që ata nuk mund ta posedojnë me duar, duke luajtur me ndjenjat e burrave, duke i ngritur ndjenjat e tyre deri në atë shkallë që shumica e kanë vështirë të mos marrin atë në të cilën janë ”ftuar” ta marrin. Iluzioni i të drejtave të grave në perëndim është zhvilluar në dëm të të drejtave të burrit, që vetëm ka shërbyer në robërimin e të dyja gjinive në të drejtën e pakontestueshme ”për të poseduar”.
Forma tjetër e saj është ”konsumatorizmi” – konsumatorizmi i njëjtë që është edhe çerdhe e industrializimit perëndimor, kolonializmit dhe globalizimit; dhe që ka çuar deri te të gjitha format e dhunës që paraqiten në shoqërinë civile.
Organizata RAINN që ofron ndihmë telefonike (hotline) për Keqtrajtime Seksuale në shtetet amerikane jep këto të dhëna: “اdo dy minuta, diku në Amerikë, dikush seksualisht keqtrajtohet”. Në vitin 2002 ka pasur 247.370 viktima të përdhunimit, 44.000 e të cilave ishin të moshës nën 18-vjeçare. 93 për qind e viktimave adoleshente të keqtrajtimeve seksuale i njihnin sulmuesit e tyre, 34 për qind ishin anëtarë të familjes dhe vetëm 7 për qind të sulmuesve ishin të huaj (rain. org, fq. 1, 2) Kjo shërben vetëm për të treguar se sa është ndryshkur madje edhe koncepti individual i familjes.
Shpërbërja e një miti
Kur gratë zgjodhën të neglizhojnë të drejtat e tyre, të pranuara nga Islami, ato poashtu u bënë neglizhente edhe ndaj pasojave të mundshme, jo vetëm për vetveten, por poashtu edhe për familjet e tyre, dhe shoqërisë si tërësi. Shamia është mbrojtës i atyre të drejtave, që shumë pak (gra) jo-perëndimore kanë filluar të zgjohen. Për transferimin e percepcionit të zakonshëm perëndimor të gruas muslimane me shami (të mbuluar), që ishte formuar nga e kaluara e tyre, Mary Walker, koordinatore e produksionit për serialin “Living in Islam” (Jeta në Islam) në televizionin BBC2, për revistën Impact ka thënë: “Për mua mbulesa ka simbolizuar shtypje të gruas, duke i bërë ato të padukshme, anonime dhe të pazëshme, dhe shkaku i kësaj shtypje qëndronte në vullnetin për të ndikuar në familjen dhe për të mbajtur një kornizë patriarkale – bazë e shoqërisë Islame. Mendoja se gratë ishin tërësisht të shtypura nga arsyetimi Hyjnor i rolit të tyre si grua, nënë… “Jeta në Islam” është gjiruar gjatë dy vjetëve në 19 shtete të ndryshme, dhe në terren unë isha gruaja e vetme në një ekip përplot meshkuj… Gruan e parë muslimane që e njoftova në Mali ishte shumë larg nga parakonceptimi im i gruas muslimane. Ajo ishte grua e një sheikut të dedikuar konvertimit të fshatarëve të paganë, në Islam. Një grua e sofistikuar, e edukuar dhe e arsimuar, paraprakisht e martuar për një diplomat, ajo kishte hequr dorë nga jeta e stilit perëndimor për një jetë në vetmi…
Gruaja e emancipuar në perëndim ballafaqohet me konfliktin ndërmjet konfirmimimit të feminitetit të saj dhe privilegjeve që ajo i sjell, dhe refuzimit të kufijve të rolit të saj femëror dhe të gjitha kufizimeve të tjera që burri dëshiron ajo ti merr. Nga vendi ku qëndroja, kjo grua i kishte transformuar këto kufizime në privilegje… Në udhëtimin e ardhshëm në Nigerinë veriore, njoftova edhe dy gra, të cilat do të mi ndryshonin këndvështrimet e mia edhe më tej… Sërish, ata kishin refuzuar jetën e stilit perëndimor, të cilat unë i konsideroja aq superiore ndaj Islamit në trajtimin ndaj gruas… Gratë flisnin, dhe në përgjigjet e tyre, pash fillimin e ri-vlerësimit tim personal. Ata argumentuan se mbulesa sinjalizonte një refuzim të një sistemi të papranueshem të vlerave që poshtëronin gruan, ndërsa Islami ngrit gruan në një shkallë të nderit dhe respektit. ’Nuk është liri ku mund të thuash se gratë mund të shkojnë lakuriqe’. Njëjtë si mbulesa që na simbolizon neve shypjen muslimane, për ato fundet e shkurta dhe gjokset e hapura përfaqësojnë shtypje. Thonë se në perëndim burrat i tradhëtojnë gratë. Ata na lënë të besojmë se jemi të lira, të çliruara, por në të vërtetë na robërojnë në vështrimet e burrave…”.
Flokët e mendjelehtësisë ranë me një vallëzim tërheqës,
Për të shkëlqyer trupin e saj në diellin e ndritshëm.
Ato flokë nuk tërheqin vetëm syrin e tij, por edhe ndjenjat dhe nuk mund,
Nuk do të, ngritet mbi atë ëndërr,
Imagjinata e tij zgjëroi pasione brenda, nga të cilat nuk brengoseshte,
Sepse gjith atë që e pa në atë moment
Ishte nevoja për të plotësuar atë se çka qëndronte brenda asaj që e pa –
Kush ishte ajo
Nuk ishte me rëndësi, e as nderi i saj.
Hwaa Irfan
Në shqip: xh.a.