1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbulesa e akullt në Antarktidë është holluar për 122 metra

Më të lexuarat

Mbulesa e akullt në perëndim të Antarktidës ka pësuar shkrirje dhe hollim prej një të katërtat, sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti Leeds nga Britania e Madhe.

Sipas lajmit të CNN, nga hulumtimi i zhvilluar nga të dhënat satelitore që shkencëtarët kanë siguruar gjatë 25 viteve, konstatohet se në disa rajonet të pjesës perëndimore të Antarktidës mbulesa e akullt është holluar 122 metra.

Andy Shepherd, kreu i Qendrës për Vëzhgimin dhe Modelimin Polar në Britani, tha se në perëndim të Antarktidës mbulesa e akullt ka pësuar hollim prej një të katërtat.

Ai theksoi se shkrirja e akujve shkakton rritjen e nivelit detar, duke shtuar se shkrirja e mbulesës së akullt në perëndim dhe lindje të Antarktidës që nga viti 1992 ka shkaktuar që niveli detar në botë të rritet për 4,6 milimetra./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit