Mizat e frutave janë të pashmangshme – sidomos në verë, kur prodhimet e freskëta janë të bollshme dhe gjithashtu preken më shpejt. Është pothuajse e pashmangshme që të mos i gjeni rreth kuzhinës. Ato mund të hyjnë nëpër dyert e hapura ose vrimat e vogla në dritare dhe shumëfishohen me shpejtësi.
“Mizat e frutave kanë një periudhë të shpejtë të shtimit të tyre”, thotë Scot Hodges, drejtor i “Arrow Exterminators”. “Vetëm 12 deri në 15 orë ju duhen për të hedhur vezë dhe vetëm një javë që vezët të rriten frikshëm, kështu që ju mund të përballeni shumë shpejt me një problem vërtet të madh”. Ndërsa mizat më vete janë një shqetësim – ekziston teknikisht rreziku i bartjes së baktereve nga një ushqim i prishur në tjetrin, por është mjaft i ulët. “Nëse keni miza, problemi nuk janë ato, por ajo me të cilën ushqehen,” – thotë Hodges.
Por mos t’ju zërë paniku ende. Ja se çfarë duhet të bëni:
“Mizat e frutave zakonisht janë simptomë e problemit. Nëse ju mund të pastroni dhe hiqni materialin e dekompozuar, ju do t’i eliminoni ato” – thotë Chellie Hartzer, një entomolog. Kjo mund të jetë lëvozhgë banane, e cila ka rënë në frigorifer, ose patate. Për fat të mirë, nëse mund të eliminoni burimin e ushqimit, mizat do të zhduken shumë shpejt. Prandaj sigurohuni që rregullisht të fshini dhe pastroni dollapët tuaj.