4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mbrojtja e të drejtave të kafshëve te muslimanët

Më të lexuarat

Muslimanët, falë besimit të tyre, e kanë pasur shumë zhvilluar bamirësinë ndaj të gjithë qenieve të gjallë në tokë.

Në kohën kur në Evropë nuk ekzistonte as edhe kujdesi minimal ndaj kafshëve, në Mesjetë, në shtetet islame, njerëzit i trajtonin kafshët me një ndjenjë të vecant kujdesi dhe respekti.

Në këtë kohë, ishte e zhvilluar jashtëzakonisht ndjenja e mbrojtjes së të drejtave të kafshëve.

Sipas përshkrimeve të kohës, në Bagdadin dhe Kairon mesjetare, qentë endacakë nuk janë trajtuar aspak me keqbërësi. Madje, njerëzit kishin caktuar vende të posaçme të ushqimeve dhe strehave, në mënyrë që të shmangin çdo rrezik për jetën e këtyre qenve.

Shpezët fluturonin lirshëm brenda hapësirave të xhamive, ndërkohë që foletë e tyrë shkelqenin në murret e shtëpive të njerëzve, pasi që ishin mësuar dhe nuk kishin frikë prej tyre.

Udhëpërshkruesit evropianë me shumë kënaqësi dhe befasi kanë shkruar në lidhje me atë se si në oborret e xhamive të muslimanëve kanë jetuar lirshëm macet dhe se njerëzit, disa herë gjatë ditës, i kanë ushqyer ato.

Këto fakte, që për dikë ndoshta mund të jënë të parëndësishme, tregojnë për një qytetari dhe sjellje të veçantë të muslimanëve të hershëm ndaj botës dhe rendit urban, e që një gjë e tillë, në Evropë, ka ardhur shumë vonë.

 

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit