0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbrojtja e konsumatorit

Më të lexuarat

Mbrojtja e konsumatorit

Konsumator nënkupton çdo person fizik që blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave të veta dhe jo për qëllime që janë të lidhura me veprimtari tregtare, respektivisht për rishitjen e atyre mallrave.
Ligj për Mbrojtjen e Konsumatorit rregullon mbrojtjen e së drejtës themelore të konsumatorëve pranë blerjes së prodhimeve dhe shërbimeve, si dhe pranë formave tjera të përvetësimit të prodhimeve dhe shërbimeve në treg, të cilat janë:

  • e drejta për mbrojtjen e interesave ekonomike të konsumatorëve,
  • e drejta për mbrojtjen nga rreziku për jetë, shëndet dhe pasuri,
  • e drejta e mbrojtjes juridike të konsumatorit,
  • e drejta për informim dhe riedukim të konsumatorëve,
  • e drejta në bashkim të konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesit të tyre,
  • e drejta në përfaqësim dhe pjesëmarrje të përfaqësuesit të konsumatorëve në punën e organeve të cilat zgjidhin çështjet nga interesi për konsumator.

Të drejtat e konsumatorëve munden të kufizohen në raste të jashtëzakonshme, me qëllim të mbrojtjes së interesit dhe të sigurisë së Kosovës, natyrës, rrethinës njerëzore dhe shëndetit të njerëzve, por jo në mënyrë që konsumatorët t’i sjellë në pozitë të pabarabartë.

Për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të konsumatorit është themeluar Shoqata e Konsumatorëve. Shoqata e Konsumatorëve është organizatë e shoqërisë civile e pavarur nga prodhuesit, shitësit, furnizuesit apo ofruesit e shërbimeve. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve prezantohet në emër të anëtarëve të saj dhe vepron në interes të të gjithë konsumatorëve. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj ajo jep mendime për aktet ligjore të propozuara që mund të kenë ndikim tek konsumatorët, merr pjesë në mbledhje që janë në interes për konsumatorin, ndërmjetëson në mes të organeve qendrore dhe konsumatorëve si dhe në mes të tregtarëve dhe konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesave të këtyre të fundit.

Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit i informon konsumatorët për të drejtat e tyre si dhe paraqet listën e tregtarëve të cilët gjatë viteve të shkuara kanë dëmtuar konsumatorët, ose qëllimisht kanë shitur mallra të rrezikshme për shëndet dhe siguri të konsumatorit.
Për çdo të drejtë që shkelet, konsumatori ose shoqata për mbrojtjen e konsumatorit mund të ankohet pranë organeve administrative kompetente, të ngarkuara me ligj për mbrojtjen e konsumatorit.
Prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve duhet të nxjerrin-plasojnë në treg mallra dhe shërbime të sigurta. Mallra dhe shërbime të sigurta konsiderohen ato mallra dhe shërbime, të cilat i përmbushin:

  • Standardet vendore,
  • Standardet Evropiane të përcaktuara në Konventat Ndërkombëtare,
  • Kërkesat legjitime të konsumatorit në lidhje me sigurinë.
  • Rregullat dhe rregulloret, që kanë të bëjnë me standardet dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit, të cilat malli apo shërbimi duhet t’i përmbush para se të dali në treg, do të themelohen me ligje të posaçme që trajtojnë këtë lëmi.

Detyrat lidhur me përcaktimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit, veçanërisht përcjelljen dhe evidentimin e punëve të kryera nga Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorit e udhëheq Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Programi i Kosovës për Mbrojtjen e Konsumatorit veçanërisht përcakton:

  • parimet dhe qëllimet e politikave të mbrojtjes së konsumatorit,
  • detyrat që kanë prioritet me rastin e hartimit të politikave për mbrojtjen e konsumatorit,
  • programin për shfrytëzimin e mjeteve financiare për realizimin e detyrave nga programi nacional,
  • madhësia e kornizës së programit për shfrytëzimin e mjeteve financiare për nxitjen e
  • zhvillimit dhe aktivitetin e shoqatave të konsumatorëve.
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit