1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mbrojtja argumenton pafajësinë e Hardaninajt

Më të lexuarat

Ka vazhduar edhe të martën seanca e radhës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, kundër Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, të cilët po akuzohen për krime lufte gjatë luftës në Kosovë. Seanca e sotme ka nisur me paraqitjen e dëshmive nga mbrojtja e Haradinajt, e cila është fokusuar në disa dëshmi të dëshmitarëve lidhur me veprimet e Haradinajt në Gllogjan dhe Jabllanicë.
Avokati mbrojtës i Haradinajt, Emerson, ka thënë se gjatë parashtrimeve të tij lidhur me dëshminë e dëshmitarit Rrustem Dedaj dhe dëshmitë që ndërlidheshin me këtë gjyq dhe ndërhyrjen e zotëri Haradinajt atij iu soll në vëmendje ndalimi i Skënder Kuçit.

Avokati është fokusuar te dëshmia e Rrustem Dedajt, për të cilin mbrojtja tha se ai ishte personi që e bëri rrugëtimin e vështirë dhe shkoi në Jabllanicë dhe e qortoi atë për trajtimin e zotëri Kuçi dhe e urdhëroi ta lironte atë menjëherë.

Mbrojtja, po ashtu, përsëriti edhe çështjen se si Haradinaj kishte fituar emër dhe respekt aq të madh në atë zonë.

“Siç ju thash dje, zoti Haradinajt ishte komandant i atyre që donin ta ndiqnin atë dhe donin ta quanin komandant dhe popullariteti i tij, mbështetjen dhe kauzën që e përfaqësonte. Ai varej nga emri i mirë që kishte dhe nga kjo shkallë mund të mendohet se keqtrajtimi i atyre që ishin të ndaluar dhe akuzat që ishin bazuar në torturat e personave që ishin të burgosur do të kishte efektin e kundërt të asaj që donte të arrinte zotëri Haradinaj me aq mundim për konsensusin e komunitetit për të marrë pjesë në një forcë vullnetare”, ka thënë avokati i Haradinajt, transmeton Kosovapress.

Po ashtu, mbrojtja është përqendruar edhe te dëshmia e dëshmitari “3”, ku sipas mbrojtjes, ai ishte marrë nga Gllogjani prej Lahi Brahimajt dhe ishte sjellë në Jabllanicë me arsyetimin se ai njeri e kishte vjedhë një pushkë.

Avokati mbrojtës e ka përsëritur një video nga parashtrimi i pyetjeve që ai ia kishte bërë dëshmitarit “3”, i cili gjaetë dëshmisë së tij kishte treguar se si ishte marrë nga Lahi Brahimaj në Gllogjan dhe ishte sjellë në Jabllanicë.

Sipas dëshmitarit “3”, në kohën kur kishte ardhur Ramush Haradinaj aty në Jabllanicë, kishte filluar marrja e tij në pyetje dhe sipas dëshmitarit, Haradinaj e kishte mbështetur atë dhe nuk ishte sjellë fare keq me të.

Dëshmitari më tej, në dëshminë e tij, kishte thënë se kur e ka marrë në pyetje dhe i ka treguar se pse ishte sjellë këtu dhe kush e kishte sjellë, siç e përshkruan dëshmitari, Haradinaj kishte reaguar me një “pfff”.

Prandaj, sipas mbrojtjes, dëshmia e dëshmitari “3” bien në kundërshtim me pretendimet e prokurorisë se Haradinaj kishte marrë pjesë në krime në atë kohë, përderisa dëshmitari tregon se Haradinaj ishte nervozuar shumë kur kishte kuptuar se pse ai ishte sjellë aty dhe kishte kërkuar që gjëra të tilla të mos ndodhin më, pasi që, siç thotë dëshmitari, Haradinaj kishte thënë se gjëra të tilla e dëmtojnë interesin e luftës.

Seanca po vazhdon edhe në këto qaste. Këto priten të jenë seancat përfundimtare të këtij gjykimi të pjesshëm në këtë proces.

Duhet përmendur se për të njëjtat akuza Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga po kjo gjykatë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit