1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Mbroje vetën nga Xhehennëmi?!…

Më të lexuarat

Mbroje vetën nga Xhehennëmi?!…

I eshte thene Hasan Basriut: “O Eba Said, cka te bejme ne? I shoqerojme disa njerez te cilet na bejne qe te frikohemi sa qe zemrat tona na fluturojne. Tha: Vall-llahi, nese shoqerohesh me ata njerez qe te frikojne derisa ta arrish sigurimin, eshte me mire sesa te shoqerosh popuj te cilet te sigurojne derisa ta arrish friken.”
Tani takohemi me nje ajet madheshtor qe ne zemren e lexuesit fut friken, por kush pergatitet per ate shpeton me lejen e All-llahut Teala. Ajeti i cili po qe se i zbriste kodrave, ato do te copetoheshin. Ajet te cilin sa here qe e kane degjuar veshet, ato kane heshtur. Ajet te cilin sa here qe e kane lexuar syte, kane qare. Sa here qe kane medituar zemrat, ato jane frikesuar. Ajet ne te cilin sa here qe eshte thelluar i pakujdesshmi eshte penduar. Sa here qe ka medituar ai i cili ia ka kthyer shpinen All-llahut eshte drejtuar tek All-llahu i tij dhe eshte penduar. Ajet ku tregohet per nje udhetim… per cfare udhetimi… Ah mjere per ate udhetim… Ai udhetim eshte per te cilin All-llahu [subhanehu ve teala] ka thene: “Secili njeri do ta shijoje vdekjen, e shperblimet tuaja u plotesohen diten e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet ne Xhennet, ai ka arritur shpetimin, e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pos nje perjetim mashtrues.” (Ali Imran 5)
Po, vellai im, ai eshte udhetimi yt per ne boten tjeter, eshte nje udhetim per te cilin e lusim All-llahun qe te jete perfundimi i tij Xhenneti e jo Xhehennemi. Per kete udhetim te madh i Derguari alejhi selam thote: “Sikur te dinin ate qe di une, do te kishit qeshur pak dhe do te qanit shume.”
Betohem ne Ate, qe nuk ka Zot te adhuruar pos Tij, sikur te dinim realitetin e kesaj jete dhe veshtiresite e saj, varrin dhe erresiren, Diten e Gjykimit dhe tmerret e saj… Siratin dhe rreshqitjen mbi te, pastaj te mendojme Xhennetin dhe begatite e tij… zjarrin dhe ndezjet e tij do te kishte ndryshuar gjendja jone. Por ne kemi harruar apo shtiremi se kemi harruar kete udhetim… Por jemi dhene pas kesaj bote e cila nuk peshon tek All-llahu Teala sa fleta e mushkonjes. Disa prej selefus-salih kane thene: “eshte pyetur dikush nga ne: A deshiron te vdesesh? Tha: Jo. Ata i thane: Perse? Ky tha: Derisa te pendohem e te veproj pune te mira. Atij i eshte thene: Puno. Tha: Pastaj do te punoj, vazhdon te thote: Pastaj do te punoj derisa te vije vdekja duke mos u penduar e te veproj vepra te mira. Une jam i bindur se ti nuk deshiron qe te jete perfundimi yt keshtu…
Perkujto vellai i dashur gjendjen tende kur do te ankohesh prej agonise se vdekjes ne te cilen eshte ankuar krijesa me e dashur tek All-llahu Teala, Muhammedi alejhi selam, i cili thoshte para vdekjes:”La ilahe il-la ll-llah, me te vertete vdekja e ka agonine e saj.”
Paramendo veten tende o ti i mjere, se e ke vdekjen ne prag te deres. Meleku i vdekjes qendron mbi koken tende. E gjoksi yt kur te bene gargara. Edhe shpirti po ashtu. Gjuha jote te eshte trashur. Te jane dorezuar gjymtyret… syte te shtangen (te mbesin te hapura)… te mbyllet dera e pendimit per ty… Te djersitet balli. Atyre qe jane rreth teje u shtohet te qajturit, e ti renkon, kurse ti je ne nje veshtiresi te madhe, s’ka kurrfare shpetimi dhe ikje, shikoje kete ceshtje te madhe pas cdo kenaqesie dhe miresie, dhe eshte kryer me ty caktimi (kaderi)… Pastaj ngritet shpirti yt ne qiell… Ah, per ate te lumturin apo per te deshperuarin: “Perse pra, kur arrin shpirti ne fyt, E ju ne ate moment shikoni (se c’po ngjet), E ne jemi me afer tek ai se ju, po ju nuk shihni, Dhe perse nese nuk jeni pergjegjes (per vepra), (Perse) nuk e ktheni ate (shpirtin te mos dale), E nese (ai i vdekuri) eshte prej te afermve (te Zotit), Ai ka (te Zoti) kenaqesi, furnizim te mire dhe Xhennet te begatshem, Po ne qofte se eshte nga te djathtet? Pra, ty te qofte selam prej te djathteve (i thuhet), E ne qofte se eshte prej genjeshtareve te humbur, Mireseardhja e tyre eshte pritje me uje vale. Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit, E s’ka dyshim se kjo eshte ajo e verteta e sigurt, Pra ti larteso Zotin tend te madheruar.” (El-Vakia: 83-96) Nje dite Harun Rashidi ka pergatitur ushqim, ka stolisur mexhlisin e tij dhe e ka ftuar Ebu Atijen te cilit i ka thene: “Na pershkruaj neve ate qe kemi prej miresise se kesaj bote? eshte pergjigjur: Jeto sa te duash i shendoshe nen hijen e pallatit te larte. Rashidi tha: Bukur, pastaj? Nxitojne kah ti me gjera qe i deshiron ne mengjes dhe ne mbremje. Tha: Shume mire, pastaj cka? Kur shpirtrat bejne gargara nen hijen e dridhjes se gjoksit. Atehere do te jesh i bindur se nuk ishte tjeter vetem se mashtrim.
Filloi te qaje Harun Rashidi, e nje njeri nga ata qe ishin te pranishem i tha Ebu Atijes te dergoj emiri i besimtareve qe ta gezosh, ndersa ti e pikellove. Rashidi tha: Lere ate se ai pasi qe na ka pare ne kete gjendje na ka terhequr verejtjen.
Po, vella, te mjafton vdekja si keshille, mjafton vdekja te jete plage (lendim) per zemrat, shkaktar per te bere syte me lot… Ndarje prej shoqerise… shkaterruesin e kenaqesive… Vdekja… nderpreres i deshirave.
O ti i mashtruar nga kjo bote! O ti qe ia ktheve shpinen All-llahut! O ti i pakujdesshem ndaj urdhrave te Zotit tend! O ti qe cdo here qe te keshillonin keshilluesit, te pengonte epshi dhe defrimi yt nga pranimi i keshilles! O ti qe je dhene pas epsheve dhe qe te mashtron shpresa e gjate, a ke menduar ne keto caste nese mbetesh, ne ate qe je? A e din se cka do te ndodhe me ty ne castin e vdekjes, me bindshmeri do te thuash ne vete La ilahe il-lall-llah, jo o vella, nese mbetesh me devijimin, gafletin dhe refuzimin tend ne cast te vdekjes nuk mund qe ta thuash kete fjale, por do te shpresosh qe te kthehesh ne dunja: “E kur ndonjerit prej tyre i vjen vdekja ai thote: O Zoti im, me kthe, qe te bej vepra te mira e te kompensoj ate qe e leshova! Kurrsesi (kthim nuk ka) e kjo eshte vetem fjale qe e thote ai.” (El-Mu’minun: 99-100)
Perse e thote kete fjale pas perfundimit te jetes. Vellai im, a e di se kur do te vdesesh? E ku do te vdesesh? Jo, vall-llahi! Me te vertete ti nuk e di kete, pra, perse e vonon pendimin dhe e len per ditet tjera. Lexoje kete ngjarje ndoshta do te keshillohesh. Me ka treguar nje njeri kete ngjarje, per te cilin shpresoj se eshte nga te sinqertit, nje i ri i cili i ndodhi nje rast tragjedie dhe shpejtoi nje polic nga ai te vetura e tij qe ta kerkon ate dhe e pa te riun se po i afrohet vdekja, degjoi nga ai duke gargaruar, ndersa ky i tha atij: Thuaj:La ilahe il-lall-llah, e i riu e ngriti gishtin tregues ne qiell dhe tha: La ilahe il-lall-llah, pastaj u nda nga kjo bote, pasi qe eshte lare i vdekuri dhe i eshte falur namazi, ky polic shkoi te shtepia e familjes se te riut, qe te lajmeroje se biri i tyre ka thene shehadetin para se te vdes, e iu afrua atyre dhe u tha: “Ju pergezoj se biri i juaj ka thene shehadetin para se te vdes, familja e te riut, i thane policit: ne te pergezojme ty se biri yne eshte penduar dy jave para ngjarjes.”
“Pendimi i pranueshem te All-llahu eshte vetem ai i atyre qe e bejne te keqen ne mos dije e pastaj shpejt pendohen, te tilleve All-llahu ja pranon pendimin, se All-llahu eshte me i Dijshmi me i Urti. Nuk eshte pendimi (i pranueshem) i atyre qe vazhdimisht bejne pune te keqija dhe vetem atehere kur t’i vjen vdekja ndonjerit prej tyre, te thote: Une tash u pendova!” (En-Nisa: 17-18)
Po vellai im: “Agonia e vdekjes i vjen me ate te vertete (i zbulohet ceshtja e Ahiretit).” (Kaf: 19)
Paramendo pas tere kesaj, ndersa je duke hyre ne varreza i mbajtur mbi kraharoret e njerezve pasi qe ishe vete ai i cili i mbaje dhe i vizitoje te vdekurit. Ah, sikur ta dije cka ndodhe me xhenazen tende, a do te thuash shpejtoni, shpejtoni, apo do te thuash: o mjere per mua ku do te shkoni me ate, pastaj do te zbresin ne varrin tend me te dashurit tu, me te afermit. Te vendosin ne shtresen e tokes, i renditin derrasat ne varrin tend, nderpritet arritja e drites te ti, pastaj fillojne e hedhin dhe mbi varrin tend… Thote njeri prej tyre: kerkoni falje per vellane tend, kerkoni qe ta perforcoje All-llahu Teala, sepse ai tash pyetet. Pastaj shkojne e te lene ty, po, te lene ty te vetem ne ate erresire te tmerrshme, mbi ty dhe nen ty dhe, dhe ne te djathten dhe ne te majten tende dhe, dhe pastaj te kthehet shpirti yt ne trup, te vijne dy meleke te zinj dhe te kalter, njeri quhet Munker e tjetri Nekir, te ulin dhe te qortojne, te pyesin: Kush eshte Zoti yt? Cila eshte feja jote? Kush eshte pejgamberi yt? Me cka deshiron te pergjigjesh?
Nese ke qene gjate jetes tende i penduar, i sinqerte, besimtar, All-llahu do te perforcoje ne ate moment: “All-llahu forcon ata qe besuan ne fjalen e forte (te mire) ne jeten e kesaj bote edhe ne boten tjeter…” (Ibrahim: 27)
Do te thuash: Zoti im eshte All-llahu, feja ime eshte Islami dhe pejgamberi im eshte Muhammedi alejhi selam, therret nje thirres nga qielli dhe thote: te verteten e tha robi im, shtroni atij shtroje prej Xhenneti dhe visheni ate me tesha prej Xhenneti, hapjani atij nje dere per ne Xhennet, e te vjen ty nje ere e kendshme dhe te zgjerohet varri sa largesia e te pamurit, paraqitet nje njeri me fytyre te bukur, tesha te bukura dhe ere te mire, i cili thote: gezohu per ate qe te gezon, gezohu per kenaqesine e All-llahut dhe Xhennetit me begati te perhershme, kjo eshte dita qe te premtohej, i thote ky atij. Edhe ti, u gezofsh gjithmone, kush je ti? Fytyra jote eshte e atij qe vjen me hajr, i thote: une jam puna jote e mire, betohem ne All-llahun, une nuk te njohe ndryshe pervecse te shpejte ne bindjen ndaj All-llahut dhe te ngadalshem ne mosbindjen ndaj Tij, All-llahu te shperblefte me te mira! Pastaj i hapet nje dere nga Xhenneti dhe nje nga Xhehennemi dhe i thuhet ky do te ishte vendi yt (ne Xhehennem) po te mos e respektoje All-llahun, All-llahu te nderoi me kete (vend te Xhennetit), e kur ai sheh se cka ka ne Xhennet thote: O Zoti im, shpejtoje, shpejtoje ndodhine e Kijametit. Ah, sa lumturi e sa gezim per ty, o sa shpetim i mire per ty. Nese eshte robi – All-llahu na mbrojt – i cili e ka lene fene e tij pas shpine, lenes i namazit qe tallet me roberit e devotshem, qe ben vepra te keqija dhe vdes ne kete gjendje, a e din se me cka do t’u pergjigjet melekeve kur do te pyetet se kush eshte Zoti yt? Cila eshte feja jote? Kush eshte pejgamberi yt? Do te thote: ah, ah, nuk e di! Kemi degjuar disa duke thene nje gje te tille, dhe thosha: therret nje thirres nga qielli: genjeve, shtrojani atij nje shtroje nga zjarri dhe hapjani atij nje dere per ne zjarr, nga nxehtesia dhe flaka i ngushtohet varri derisa edhe i mbeshtillen edhe pjeset e trupit te tij, atehere i paraqitet nje njeri me fytyre te keqe me rroba te ndyta dhe ere te keqe e i thote gezohu per ate qe te shqeteson. Kjo eshte dita jote qe te premtohej. I thote ai: kush je ti? Zoti te gezofte me sherr! Fytyra jote eshte e atij qe vjen me sherr. I thote: une jam puna jote e keqe, betohem ne Zotin se ti cdohere ishe i ngadalshem ne respektin ndaj All-llahut dhe i ngutshem ne mosbindjen ndaj Tij, All-llahu te shperblefte me sherr. Pastaj All-llahu ia dergon atij nje te verber dhe shurdhmemec i cili mban ne doren e tij nje shufer, sikur me te t’i bije malit do ta bente pluhur, me te njejtin i bie atij dhe e ben pluhur, pastaj All-llahu e kthen ashtu sic eshte me pare dhe i bie atij edhe njehere me c’rast leshon nje britme te cilen e degjon cdo gje pervec dy grupeve (njerezit dhe xhinnet), pastaj i hapet atij nje dere per ne zjarr dhe i shtrohet atij shtroje nga zjarri, e ai thote: o Zot, mos e ben Kijametin.
Nje dite doli Ali Iben Ebu Talibi [radijall-llahu anhu] me disa shoke te tij ne varreza, pasi qe i pershendeti banoret e tij tha: “O ju banore te varrezave, na lajmeroni neve apo ne t’ju tregojme, sa na perket neve, pasuria eshte shperndare, grate jane martuar dhe shtepite te banuara nga tjeter kush”, pastaj heshti pak iu drejtua shokeve te vet duke thene: po qe se u jepet rasti te flasin do te thoshin: “Edhe pergatituni me furnizim (per rruge) e furnizimi me i mire eshte devotshmeria …”(El-Bekare:197)
O ti, i cili do te jesh neser prej banoreve te varrit, kush te mashtroi ty per dunjane, a e di se ti do te mbetesh per dunja apo ajo per ty? Ku eshte ajo shtepi e gjere? Ku eshte ajo veshje e bukur? Ku eshte ai misk dhe parfum i yt? Ku jane sherbetoret e tu? Ku eshte ajo fytyra jote e bukur? Ku eshte lekura jote e holle? Ku eshte trupi yt i mire? E si do te jete me ty pas tre neteve kur do te varrosin, te kaplojne brengat dhe perhapen rreth teje krimbat, kur do te shqyhet qefini, largohen ngjyrat, e kur te hahet mishi, e kur te behen eshtrat pluhur, kur do te copetohet trupi.
U ndal Hasan Basriu prane nje varri dhe shikoi ne te nje kohe te shkurter, pastaj iu drejtua njerit prej njerezve duke i thene: cka do te vepronte nese dilte prej varrit? Tha: Do te pendohej dhe do ta permendte All-llahun. Atehere, Hasan Basriu tha nese ai kishte per ta vepruar kete, atehere behu ti ai.”
Shiko ne veten tende cka ke pergatitur, ashtu qe varri yt te jete nje kopsht prej kopshteve te Xhennetit. Vellai im, si do te jete gjendja jote: “Diten kur therret thirresi prej nje vend te aferm diten kur e degjojne thirrjen per te vertet (ringjallja) e ajo eshte dita e daljes (prej varrezave).” (Kaf: 41-42)
Si do te jete gjendja jote: “Ne diten ku njerezit ngriten (prej varrezave) per te dale para Zotit te boteve).” (El-Mutaffifin:6)
Si do te jete gjendja jote: “E kur do te cahet qielli dhe kur te shkaperderdhen yjet dhe kur te perzihen deterat dhe kur te trazohen varret.” (El-Infitar: 1-4)
Do te dalim une dhe ti duke u paraqitur para All-llahut Teala, a e ke menduar o ti i mjere, o ti rob i dobet, qendrimin tone para All-llahut: Ne kete qendrim frikesues dhe trishtues ne te cilin: “… secila gjidhenese braktis ate qe ka per gjini dhe secila shtatzene e hedh para kohe barren e vet ndersa njerezit duken te dehur por ata nuk jane te dehur, por denimi i All-llahut eshte i ashper.” (El-Haxhxh: 2)
Me se do t’i pergjigjemi Zotit tone kur do te pyetemi per cdo gje te vogel apo te madhe? “…c’eshte puna e ketij Libri qe nuk ka lene as (mekat) te vogel e as te madh pa e perfshire?, dhe ate qe vepruan e gjejne te gatshme, prezente, e Zoti yt nuk i ben te padrejte askujt.” (El-Kehf: 49)
Si do te jete me ty kur do te deshmojne syte, duart, kembet, veshet dhe gjuha per ate qe punove per kete bote te kalueshme? “Sot ne ua mbyllim gojet e tyre, Neve na flasin duart e tyre kurse kembet e tyre deshmojne per ate qe punuan.” (Ja Sin: 65)
“Ju nuk fshiheshit (kur benit mekate) se do te deshmojne kunder jush te degjuarit tuaj, te parit tuaj dhe lekurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di per shume gjera qe ju i benit.” (Fussilet: 22)
Enes Iben Maliku r.a. thote: “Ishim te Resulull-llahu alejhi selam, ndersa ai filloi te qeshe dhe tha: A e dini se perse qesha? Tha (Enesi): Thame: All-llahu dhe i Derguari i Tij e dine me se miri. Tha (Muhammedi alejhi selam): Me te folurit e robit me Zotin e tij, e ai thote: O Zoti im, a nuk me ke shpetuar nga zullumi (padrejtesia)? All-llahu thote: Po si jo! (Robi) Thote: Une nuk ja lejoj vetes pervec nje deshmitar. All-llahu thote: Mjafton per deshmitar sot vetja jote dhe Kiramun Katibin, pastaj atij i mbyllet goja e i thuhet gjymtyreve te tij flitni, e ata do te flasin sipas veprave te tyre, pastaj vecohet mes tij dhe te shprehurit te tij, e i thuhet: larg (gjymtyreve) per ju, te mallkuar qofshi, une per ju kam bere lufte”.
Me se do te pergjigjesh kur do te pyet Zoti yt, jeten ku e harxhove, rinine ku e cove, pasurine nga e fitove dhe ku e shpenzove, dhe me diturine tende cfare punove? Parafytyro veten si femije, kur nuk pate mekate e as gjynahe, mendo si te ruajti All-llahu nga cdo sherr dhe prej pasuesve te sherrit.
E kur foshnja eshte varur per nenen e saj, frikohet prej ndeshkimit me zemer te trishtuar. Dhe duke qene pa mekat frikohet nga trishtimi i tij, e si ai qe vazhdon tere jeten ne mekate. A jemi pergatitur te japim pergjigje per pyetjen qe do te na parashtrohet ne Diten e Gjykimit, e te japim nje pergjigje te sakte. O vella i dashur e i bekuar, perkujto, te perkujtofte All-llahu me shehadet ne castin e vdekjes, ne ate cast te veshtire. Pastaj, mendo o vella, si do te jete gjendja e krijesave qe bejne krahasimin me fatkeqesite e Kijametit dhe trishtimet e tij. Ata duke qene ne kete gjendje, duke qendruar ne kembe, presin vertetesine dhe lajmet e asaj dite dhe ndermjetesimet e ndermjetesuesve ne ate dite, e kur t’i kaploje kriminelet erresira ne shume rruge dhe i kaplon zjarri me flake te madhe, do te degjojne aty dihatje dhe zhurme qe del nga mllefi dhe hidherimi. All-llahu thote: “Qe posa te duket ai prej nje vendi te larget, ata ia degjojne atij edhe vellimin edhe kerrhamzen e tij (Xhennemit).” (El-Furkan:12)
Atehere kriminelet do te binden se do te jene te shkaterruar: “Kriminelet e shohin zjarrin dhe binden se do te hidhen ne te, dhe se nuk gjejne shtegdalje prej tij.” (El-Kehf: 53)
Del nje thirres prej zebanive duke thene: “Ku eshte filani i biri filanit i cili i linte punet pas dore duke shpresuar jete te gjate, i cili e ka kaluar jeten ne humbje me vepra te keqija, fillojne e nxitojne kah ai me shufra te hekurit dhe e presin me kanosje me te rrepta, e shpijne ne nje denim te veshtire dhe e permbysin me fytyre ne fund te Xhehennemit, i thuhet atij: “(I thuhet) Shijoje! se ti je ai i forti, i autoritetshmi.” (Ed-Duhan:49) E vendosin ne nje vend ku dy anet i ka te ngushta, me rruge te erreta qe e shpijne ne shkaterrime, e therrasin ate me mallkime e qortime dhe pergjegjesi te madhe. “E kur te hidhen duart lidhur ne nje vend te ngushte ne te, aty do te kerkojne shkaterrimin (vetezhdukjen) tash mos kerkoni vetem njehere shkaterrimin, po ate kerkoni shume here.” (El-Furkan: 13-14)
Deshirat apo shpresat e tyre do te jene shkaterrime dhe per banoret e Xhehennemit nuk ka rrugedalje, u shtrengohen kembet, u nxihen fytyrat prej erresires se mekateve, therrasin dhe gerhasin neper anet e saj dhe perqark saj: O Malik, e kemi merituar denimin, na ka renduar hekuri dhe na jane djegur lekurat, o Malik, per ne zhdukja eshte me e mire se ekzistojme, o Malik, na nxjerr prej ketu se nuk do te kthehemi: “Dhe ata therrasin: O Malik, le te na i marre shpirtin Zoti yt! ai thote: Ju do te jeni aty pergjithmone.” (Ez-Zuhruf:77). “Ata thone: O Zoti yne ne na paten mundur te keqijat (u dhame pas epsheve te dunjase) dhe si te tille ishim popull i humbur! Zoti yne, na nxjerr prej tij, e nese gabojme perseri, atehere, vertete, jemi mizore! Ai thote: Heshtni aty e mos me folni.” (El-Mu’minun: 106-108)
Atehere, ne ato caste do te humbin shprese ne ate qe kane lene manget respektimin ndaj All-llahut dhe do te kerkojne ndjese, paramendo gjendjen e atyre, o vella i dashur, zjarri do te jete mbi ta, nder kembet e tyre, nga ana e djathte e tyre, dhe nga ana e majte e tyre… “Se ata do te kene shtresa te zjarrit edhe siper edhe perfundi.” (Ez-Zumer: 16)
Do te jene te fundosur ne zjarr, ushqimi dhe pija e tyre do te jete zjarri, rrobat e tyre do te jene nga zjarri “…e atyre qe nuk besuan u qepen rroba prej zjarri u hidhet uje i vale mbi kokat e tyre, qe me ate u shkrihet krejt c’ka ne barqet e tyre edhe lekurat.” (El-Haxhxh:19-20)
Deshirojne te vdesin, por nuk ka vdekje per ta: “…atij i vjen vdekja nga te gjitha anet (sipas shenjave shkaterruese), po ai nuk vdes (e te shpetoj prej vuajtjeve), ate e pret denim shume i rende.” (Ibrahim:17)
Sillen kriminelet, do te jene te zhveshur, te lidhur ne pranga, e mase ndeshkuese.
Do te bertasin: Mjere per neve, mjerim te gjate! E do te ngrehin zerat, ne prangat e medhenj. Nuk do te jene te vdekur, e te jene te qete. Te gjithe do te hyjne ne zjarr e nxehtesi.
Ah, sikur ta dija si do te jete me ty kur do t’i shikosh ato fytyra te atyre qe do te jene te nxira, do t’u verberohen syte, do t’u mbyllen gojet. Ah, sikur ta dija si do te jete kur t’i shihja ato duke i kapluar flaka e zjarrit ne brendine e pjeseve te tyre, gjarperinjte e Xhehennemit dhe akrepat, te varur neper gjymtyret e tyre, si do te jete kur t’i shihje ato mes flakeve te zjarrit me rroba te katranit: “Nderkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta e tij, ai thote: O i mjeri une, te mos me jepej fare libri im. Dhe te mos dija fare se cka eshte llogaria ime. Ah, sikur te kishte qene ajo (vdekja e pare) mbarim i amshueshem per mua. Pasuria ime nuk me beri fare dobi. U hoq prej meje cdo kompetence imja. U thuhet zebanive: Kapeni ate, venia prangat! Pastaj ate futeni ne Xhehennem… Mandej, lidheni ate me nje zinxhire te gjate shtatedhjete kute. Pse ai ka qene qe nuk besoi All-llahun e madheruar. Ai nuk nxiste per t’i ushqyer te varfrit. Ai sot nuk ka ketu ndonje mik. As ushqim tjeter pervec te te shpelarave. Qe ate nuk e ha kush, pos mekatareve.” (El-Hakka: 25-37)
Ndersa vellai im i dashur, dije, All-llahu na meshirofte, se ky vend me pikellimet dhe veshtiresite e saj te cilin e njoftove, e perballe te cilit qendron nje vend tjeter, pra eja te mendojme per disa kenaqesi dhe miresi te saj, po, te mendojme o vellai im per banoret e Xhennetit pasi qe e kalojne rrugen e Siratit qe eshte i ngritur permbi Xhehennem, ndersa duke pritur te dera e Xhennetit vjen Muhammedi alejhi selam e trokit deren e tij, thote Ridvani, roja e Xhennetit: Kush eshte? Thote: Muhammedi alejhi selam: Atehere, thote rojtari: Jam urdheruar vetem ty te ta hapi deren, hyn Pejgamberi alejhi selam dhe me ate hyjne banoret e Xhennetit, paramendoje veten tende o vellai im, nese ke qene i penduar ne dunja, duke qare per mekatet, duke iu frikesuar Zotit tend, mendo veten tende kur do te hysh me ata qe do te hyne ne Xhennet, me meshiren e All-llahut Teala, do te hysh ne Xhennet ne te cilin ka gjera qe syri nuk i ka pare, qe veshi nuk i ka degjuar, dhe as qe i ka shkuar mendja ndonjehere. Mendo kur do te kenaqe me hyrite ne te, te jetosh ne pallate te Xhennetit, te hash nga frytet e tij, te pish nga lumenjte e tij, po mendo veten kur do ta shikosh fytyren e Meshiruesit ne Diten e Gjykimit. Vella i dashur, ndoshta ti done te thuash: cfare jane cilesite e grave te bukura, ndoshta do te thuash per lumenjte e Xhennetit, per ushqimin e banoreve te tij, per pirjen, per enet e tij, per token dhe kulmin e tij, per ndertimin dhe gjeresine e tij, nese pyet per Diten e Gjykimit se cka eshte? Eja e ulemi me mjekun e zemres, Iben Kajjimin [All-llahu e meshirofte], qe t’u pergjigjemi per keto pyetje dhe pyetje te tjera, pra te lexojme se bashku dhe te degjojme cka thote ky dijetar. Nese pyet per nuset e xhenneteve, ato jane vasha te reja te nje moshe ne gjymtyret e te cilave rrjedh uje i rinise. Nese pyet per lumenjte e Xhennetit, aty jane lumenjte prej ujit te kthjellet, lumenj prej qumeshtit te pandryshuar, lumenj prej veres te kendshme per piresit, lumenj prej mjaltit te kulluar. Nese pyet per ushqimin e tyre, jane fryte nga te cilet zgjedhin edhe mish shpeze qe ua ka endja. Nese pyet per pijet e tyre ato jane: tesnim (uje me i mire), zenxhebil (bime aromatike) dhe kafur (arome). Nese pyet per enet, ato jane nga ari dhe argjendi, nese pyet per dheun e Xhennetit, ai eshte misk zaferan.
Nese pyet per kulmin ai eshte Arshi i Meshiruesit. Nese pyet per ndertesat ne te, nje tulle eshte prej argjendi e tjetra prej arit, e nese pyet per gjeresine e tij, banori i tij me graden me te ulet ec ne sundimin e vet ne Xhennet neper pallate dhe kopshte, udhetimi i cili zgjat 1000 vjet. Nese pyet per fytyrat dhe bukurite e banoreve te tij, ato kane pamjen e henes, nese pyet per sherbetoret ne Xhennet, jane femije te amshueshem si margaritare te ruajtur. Kjo pra, edhe nese pyet per diten ne te cilen ka (teprice per te mirat) dhe takim me te Lartesuarin dhe Falenderuesin, atehere degjo ne diten kur te therret thirresi: “O banoret e Xhennetit, per ju ka premtim qe do ta permbush (realizon), ata thone: c’eshte ajo? A nuk na ke zbardhur fytyrat dhe na ke renduar peshojat tona me pune te mira, na ke bere banore te Xhennetit dhe na ke larguar nga zjarri. Duke qendruar keshtu, u paraqitet nje ure qe ua ndricon Xhennetin, pastaj i ngrisin kokat para Krijuesit (All-llahut), te shenjte jane emrat e Tij, del para tyre dhe thote: O ju banore te Xhennetit, paqja qofte mbi ju, e ata ia kthejne me pershendetjet dhe fjale te urta: All-llahumme entes-selam ve minkes-selam tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram! O All-llahu im, ti je paqe, dhe prej teje eshte paqja e madheruar, je Ti o Zoti yne Bujar dhe i Madheruar! Pastaj thote: Ku jane roberit e Mi te cilet me adhuronin pa me pare, kjo eshte Dita e teprices. Ata mblidhen ne nje fjale, ne jemi te kenaqur, kenaqu edhe ti prej neve, pastaj thote: O ju banoret e Xhennetit, po mos te kisha qene i kenaqur nga ju, nuk do t’ju kisha strehuar ne Xhennetin Tim, kjo eshte Dita e teprices kerkoni prej meje. Atehere, bashkohen ne nje fjale: Na trego fytyren tende, qe te shikojme, pastaj Krijuesi zbulon mbulesen dhe u paraqitet atyre, drita e Tij i kaplon te gjithe, mirepo All-llahu Teala ka gjykuar qe ne ate tubim mos te djege askend, saqe nuk mbetet askush ne ate tubim pa iu paraqitur All-llahut. Sa kenaqesi per degjim ne ate tubim dhe sa kenaqesi per syte e te devotshmeve duke shikuar ne fytyren e Zotit Bujar ne Xhennet. “Ate dite do te kete fytyra te shkelqyera (te gezuara), Qe Zotin e tyre e shikojne.” (El-Kijame: 22-23)
Shtepia e paqes, shtepia e strehimit, shtepi e grupit besnik qe i jane permbajtur Kur’anit. “Kujt t’i jepet libri i vet nga ana e djathte e tij, ai do te thote: O ju, qe lexoni librin tim!, Une kam qene i bindur se do te jap llogarine time. Dhe ai atehere eshte nje jete e te kenaqshme. Ne nje Xhennet te larte.
Pemet e tij i ka krejt afer. (E thuhet) Hani e pini shijshem, ngase ne ditet e kaluara ju e pergatitet kete.” (El-Hakka:19-24)
Pas gjithe kesaj vellezerit e mi, a nuk jane keta caste te cilet nxisin qe te qajne dhe lotojne syte tane, a nuk eshte ky udhezim qe kerkon nga ne qe te pendohemi e te kthehemi tek All-llahu. Vellezer, nxitoni, nxitoni… Shfrytezoni frymemarrjet e juaja te rendesishme sa keni mundesi. Perkujto te gjitha veprimet tuaja qe ju bejne e t’ju afroje ne Xhennet apo ne zjarr. Ne fund te ketij fragmenti po ju perkujtoj per cdo person i cili eshte fundosur ne defrime dhe epshe, qe ka harruar Zotin e qiejve dhe te tokes, per cdo te penduar i kthyer sinqerisht, qe kerkon falje nga All-llahu ju themi qe te dyve, sikur atij qe i ka thene Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem]: “Ne Diten e Gjykimit e sjellin njeriun qe eshte kenaqur ne kete dunja e qe eshte prej banoreve te zjarrit, e zhytin ne zjarr nje cast, pastaj iI thuhet: O biri Ademit a ke pare ndonje kenaqesi? A ke perjetuar ndonje kenaqesi? Ai thote: Jo, vall-llahi o Zot, e sjellin njeriun qe ka jetuar ne dunja me perjetime dhe veshtiresi, por eshte nga banoret e Xhennetit, e fusin ne Xhennet nje cast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke pare ndonje veshtiresi? A ke perjetuar ndonje veshtiresi? Thote: Jo, vall-llahi, nuk kam perjetuar as qe kam pas veshtiresi.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit