7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Mbreti spanjoll e quan “iluzion” aspiratën katalonase

Më të lexuarat

Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, iu ka kërkuar spanjollëve që të punojnë së bashku për të zgjidhur krizën ekonomike, në vend se të ndjekin “iluzionet”, në atë që është interpetuar si referencë për lëvizjen separatiste të rajonit veri-lindor, të Katalonisë.

“Ky është një moment vendimtar, në të cilin ne mund të sigurojmë ose rrënojmë mirëqenien tonë”, ka thënë mbreti në mesazhin e tij të parë politik të postuar në uebfaqen e re të familjes mbretërore, raporton DPA.

“Më e keqja që mund të ndodhë tani, është që të ndajmë forcat, të inkurajojmë mosmarrëveshjet, të ndjekim iluzionet, të thellojmë plagët”, ka Carlos, një javë pasi rreth 1.5 milionë katalonas protestuan rrugëve të Barcelonës duke kërkuar pavarësimin e Katalonisë nga Spanja. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit