Arabia Saudite ka shkarkuar komandantët e saj të lartë ushtarakë, përfshirë edhe shefin e stafit, në një seri dekretesh të orëve të vona të natës.
Mbreti saudit Salman zëvendësoi gjithashtu edhe krerët e forcave tokësore dhe ata të mbrojtjes ajrore, ndërsa siç raporton Agjencia Saudite e Shtypit, nuk është dhënë asnjë arsye për shkarkimet.
Këto vendime vijën kur lufta e koalicionit saudit kundër rebelëve në Jemen, po i afrohet fundit të vitit të 3-të, ndërsa besohet se pas këtyre ngjarjeve fshihet Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.