-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbreti saudit përkushtohet për luftimin e ekstremistëve

Më të lexuarat

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka shprehur përkushtim për t’i sulmuar ata, që po i udhëheqin të rinjtë e këtij vendi në rrugë të gabuar.

Këto komente u bënë pas tri sulmeve të koordinuara vetëvrasëse, ndërsa njëri prej tyre për cak e kishte Xhaminë e Profetit në Medinë.

“Mbretëria është plotësisht e përkushtuar për t’i sulmuar me grusht hekuri të gjithë ata që ndikojnë në mendjet dhe idetë e njerëzve tanë të dashur të rinjë”, tha Mbreti Salman, 80 vjeçar, gjatë fjalimit me rastin e festës së Bajramit.

Sulmi në Medinë, nga i cili u vranë 4 policë, afër vendit të dytë më të shenjë islamik, është dënuar nga personalitetet e njohura myslimane në gjithë botën.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë dhe dy sulme të tjera, që kanë ndodhur të hënën në mëngjes, jashtë një xhamie shiite në qytetin Katif dhe afër Konusllatës amerikane në Xheda.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit