-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Mbretëresha Elizabeta II urdhëron heqjen e titullit “kalorës nderi” për Harvey Weinstein, pas dënimit të tij për sulme seksuale

Më të lexuarat

Regjisorit të njohur të Hollywoodit, Harvey Weinstein i është hequr titulli CBE (Kalorës i Urdhrit të Perandorisë Britanike) pasi u dënua për përdhunim në New York.

Weinstein, 68 vjeçar, i cili u dënua me 23 vjet burg nga një gjykatë amerikane në shkurt, iu dha titulli CBE nderi për kontributin e tij në industrinë e filmit britanik në vitin 2004.

Një njoftim në Gazetë, rekordi zyrtar publik i Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi sot se Mbretëresha kishte urdhëruar që të ‘anulohej titulli dhe emri i tij do të fshihet nga Regjistri i Urdhrit të përmendur’.

Harvey Weinstein (Foto: Spencer Platt/Getty Images/Guliver)

Aty lexohej: ‘Mbretëresha ka urdhëruar që emërimi i Harvey Weinstein për të qenë një Kalorës Nderi i Divizionit Civil të Urdhrit më të Shkëlqyeshëm të Perandorisë Britanike, i datës 19 janar 2004, do të anulohet dhe emri i tij do të fshihet nga Regjistri i Urdhrit në fjalë’.

Një varg aktoresh kanë bërë pretendime për ngacmim seksual ndaj Weinstein përpara dënimit të tij në fillim të këtij viti, duke përfshirë emrat e njohur si: Ashley Judd, Angelina Jolie, Gwyneth Paltrow dhe Lea Seydoux.

Më shumë se 80 gra dolën përpara – shumica prej të cilave deklaruan se ato futeshin në listën e zezë të projekteve fitimprurëse nëse refuzonin parimet e tij.

Mbretëresha Elizabeth II (Foto: Toby Melville – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Weinstein iu dha titulli CBE nderi në vitin 2004 për shërbimet ndaj industrisë britanike të filmit.

Meritat e tij shkojnë për filmat e njohur si: “Pulp Fiction”, “The English Patient”, “Good Will Hunting”, “Gangs Of New York” dhe “Shakespeare In Love”.

Ai mori më shumë se 300 nominime për ‘Oscar’ gjatë gjithë karrierës së tij.

Mbretëresha Elizabeth II dhe Harvey Weinstein (Foto: Yui Mok – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Nderimet mund të hiqen me këshillën e komitetit të konfiskimit dhe me miratimin e Mbretëreshës. Komiteti shqyrton nëse mbajtësi i një nderi e ka sjellë sistemin në mosrespekt.

Të tjerë emra që u janë hequr nderimet e tilla përfshijnë spiunin rus Anthony Blunt dhe Fred Goodwin, i cili çoi Bankën Mbretërore të Skocisë në një humbje vjetore prej 24.1 miliardë funtesh.

Deputeti i Lartë i Punës Chi Onwurah ka bërë thirrje që titulli CBE t’i hiqet Weinsteinit që nga viti 2017, kur disa gra u paraqitën për të pretenduar sjellje të rëndë seksuale.

Harvey Weinstein (Foto: Kena Betancur/Getty Images/Guliver)

Pasi ishte emëruar kalorës nderi në vitin 2004, Weinstein kishte thënë: “Jeta ime dhe karriera ime janë ndikuar dhe pasuruar shumë nga krijuesit dhe autorët e mëdhenj britanikë të filmit dhe kështu jam veçanërisht i nderuar dhe i përulur që marr titullinCBE”.

Prokurorët në Los Angeles kanë paraqitur një kërkesë për ekstradimin e Weinstein nga New Yorku, në një përpjekje për të gjykuar producentin e turpëruar të Hollywoodit për pesë akuza të sulmit seksual

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit