3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mbi burgosjen dhe trajtimin çnjerëzor të Tarik Ramadanit

Më të lexuarat

Nga Paola Garcia

Tarik Ramadani, shkollari musliman më në zë në Europë, u burgos më 2 Shkurt të këtij viti dhe u fut në izolim, paravarisht prezumimit të pafajësisë dhe faktit se nuk është denuar për asnjë krim.

Tarik Ramdani u vetëdorëzua. Prandaj nuk kishte arsye që autoritetet ta burgosnin duke pretenduar se ai mund të largohej nga vendi. Për më tepër, atij iu mohua dhe aksesi në dosjne e tij gjyqësore dhe posten elektronike, duke e bërë mbrojtjen e tij më të vështirë se të çdo rasti tjetër të ngjashëm.

Ramadani është trajtuar në mënyrë shumë më të ashpër se shumica e përdhunuesve apo vrasësve të dënuar, paravërisht se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzat për përdhunim. Izolimi është dënim që u jepet kriminelëve më të rrezikshëm. Megjithatë, edhe pse Ramadani është i pafajshëm, ai është mbajtur i izoluar për muaj të tërë. Demonizimi i vazhdueshëm i Tarik Ramadanit është bërë në mënyrë të poshtër: e kanë ndaluar të flasë apo të mbroje veten, ndërkohë që përhapin akuza të paqena kundër përsonalitetit të tij.

Tarik Ramadani është subjekt i makinerisë së fuqishme të islamofobisë.
Provat dhe dëshmitë e dëshmitareve, të cilat rastësisht po përfitojnë nga fama e tyre e re dhe vullneti për të qenë pjesë e demonizimit të muslimanëve dhe Islamit, janë krejtësisht të pabaza. Mangësi dhe mashtrime të panumërta janë gjetur në dëshmitë e Henda Ayarit dhe “Christelle-s”. Ndër të tjera është fakti se se ato pretendojnë se nuk e njohin njëra-tjetrën, kur në fakt kanë vite që komunikojnë me bashkë me anë të mesazheve. Ayari ka qenë gjithashtu në kontakt me disa nga islamofobët më të mëdhenj në mediat franceze.

Akuzat e këtyre dy femrave janë krejtësisht të pabaza dhe gjykatësit francezë e dinë fort mirë. Si avokate, më duket shumë problematike dhe shokuese që sistemi ligjor francez këmbëngul ta mbajë të burgosur Tarik Ramadanin në kushtet më çnjerëzore të mundshme, ndërkohë që kanë zero prova për ta dënuar. Për dy muaj me rradhë, Tarik Ramadanit i është mohuar e drejta për të pasur vizita, përfshirë gruan dhe fëmijët e tij. E përsërisht: Ramadani nuk është dënuar për asnjë krim. Sipas kodit penal francez, teorikisht, (paçka se jo në praktikë. Sidomos nëse ndodh të jeni arab musliman, ata mundohen t’jua mbyllin gojën dhe t’ju shkatërrojnë) një përson konsiderohet i pafajshëm deri sa të provohet e kundërta. Njësoj si në sistemin amerikan.

Për shkak të lëvizjes së kohëve të fundit “Me Too”, me akuzat e panumërta për ngacmime seksuale dhe përdhunime kundër shumë përsonazheve të famshme, është e lehtë ta krahasosh trajtimin që u është bërë njërëzve të tjerë në të njejtën situatë. Tortura me të cilën po përballet Tarik Ramadani, nuk i është shkaktuar askujt tjetër që është akuzuar për përdhunim. Kjo përfshin dy ministrat e presidentit francez Emanuel Makron, Gérard Darmanin dhe Nicolas Hulot, të cilët janë akuzuar për përdhunim, por nuk janë burgosur e as mbajtur asnjëherë në ndonjë vend si formë parandaluese. Atëherë pse Ramadani po dehumanizohet dhe trajtohet në këtë mënyrë?

Jam ndier tmerrësisht e pikëlluar, e lënduar dhe e inatosur që në fillim të kësaj çështjeje. Lutjet e mija të vazhdueshme e të përzemërta shkojnë për Tarik Ramadanin, familjen e tij, të dashurit dhe të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e tij. I kërkoj me gjithë forcën time komunitetit muslim në të gjithë botën, si dhe çdo kujt tjetër që beson në drejtësi, dinjitet njerëzor dhe trajtimin njerëzor të çdo individi, që të zgjohet. Ju lutëm, mos e injoroni rastin e Tarik Ramadanit. Mendoni, bëni ca kërkime dhe analiza. Mos nxitoni në përfundime kur një dijetar i njohur musliman papritur akuzohet për ndonjë krim të cilin ai mund ta ketë ose mund të mos e ketë kryer. Kurrë mos i merrni akuzat si të mirëqena apo si prova për krimin. Tarik Ramadani nuk i shkon aspak për shtat strukturës globalë aktuale të pushtetit. Ai është njeri i fortë dhe figurë karizmatike që ta tërhequr miliona ndjekës në Europë, Amerikë dhe në të gjithë botën. Kjo është mënyra më e mirë për t’ia mbyllur gojën, e ndoshta (Zoti mos e dhëntë dhe e rujtë Tarik Ramadanin dhe i dhëntë atij forcë e sukses) pse jo dhe ta vrasin.

Ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore ishte e mirë kur u burgos në muajin gusht, tani ai mezi arrin të ecë. Skleroza dhe neuropatia nga e cila vuan nuk janë trajtuar si duhet. Ai është mbajtur në izolim me muaj të tërë, çka po e shkatërron atë mendërisht. Pavarësisht 9 arsyeve të ndryshme shëndetësore dhe kërkesave të vazhdueshme të avokatit të tij për ta liruar pasi gjendja e tij është e papërshtatshme për burg, gjykatësit francezë kanë refuzuar. Ata do të mbajnë përgjegjësi për vuajtjet që po i shkatojnë atij, familjes së tij dhe mbarë komunitetit.

Trajtimi që po i bëhet Tarik Ramadanit është i papërgjegjshëm, i padinjitetshëm dhe një turp i madh për Francën. Është qartas një justifikim për ta shaktërruar karrierën e Tarik Ramadanit. Për ta shkatërruar atë psikologjikisht dhe mendërisht. Ai është subjekt i makinerisë së fuqishme të islamofobisë.

Të gjithë ne duhet të zgjohemi. Duhet t’i dalim në krah Tarik Ramadanit duke e mbështetur plotësisht. Duhet ta pyesim vetën se kush fiton nga eliminimi i tij? Kush po përfiton nga e gjithë kjo situatë? Pse po trajtohet ai kaq ndryshe nga të gjithë ata meshkuj të akuzuar për krime të ngjashme. Nuk kemi pse t’i marrim si të mirëqena akuzat e atyre njerëzve të cilët kanë interes të madh ta shaktërrojnë atë.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit