-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mbi 800.000 fëmijë të vdekur nga pneumonia në gjithë botën vitin e kaluar

Më të lexuarat

Agjencia e fëmijëve e OKB-së, UNICEF, ka të bërë të ditur se pneumonia vitin e kaluar ka marrë jetën e më shumë se 800.000 fëmijëve nën moshën pesë vjeç, ose një fëmijë në çdo 39 sekonda.

“Çdo ditë, afër 2.200 fëmijë nën moshën pesë vjeç vdesin nga pneumonia, një sëmundje e shërueshme dhe kryesisht e parandalueshme. Angazhimi i fortë global dhe investimet në rritje janë thelbësore për luftën kundër kësaj sëmundjeje”, tha Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF, në një raport të publikuar të hënën.

Sipas UNICEF-it, pneumonia shkaktohet nga bakteret dhe viruset dhe i lë fëmijët të luftojnë për frymë pasi mushkëritë e tyre mbushen me qelb dhe lëng.

“Vetëm pesë vende janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të pneumonisë së fëmijëve: Nigeria (162.000), India (127.000), Pakistani (58.000), Republika Demokratike e Kongos (40.000) dhe Etiopia (32.000)”, thuhet në raport.

Shumica e fëmijëve janë nën moshën dy vjeç, ndërsa rreth 153.000 të fëmijëve kanë humbur jetën gjatë muajit të tyre të parë, thuhet më tej.

“Sëmundja mund të parandalohet me vaksina dhe lehtësisht të kurohet me antibiotikë me kosto të ulët nëse diagnostikohet siç duhet”, shtohet në raport./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit